Cakaj, vegël e re e lojërave të vjetra serbe?

Tuesday, 08 Janar 2019 16:35

Gent Cakaj është njeriu i përzgjedhur ‘papritur’ nga Edi Rama personalisht si personi që do të drejtojë dikasterin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare  në këtë periudhë shumë të rëndësishme për vendin dhe interesat kombëtare.

Ministri i ri i Jashtëm ka shumë pikëpyetje në emërimin e tij dhe mosha e re dhe jo eksperienca janë ‘cenet’ më të vogla në këtë drejtim.

Akuza të forta janë hedhur ndaj tij. “Ky njeri vihet pasi është në shërbim të Beogradit, dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin”. Ka qenë kjo një akzuë e z. Berisha.

Dhe kur flet Sali Berisha flet një ish-President i Republikës, një ish-Kryeministër, një njeri që ka shumë informacion se kushdo tjetër në këtë vend. Dhe kur flet Sali Berisha flet një shqiptar që çështjen kombëtare e ka pasur dhe e ka mbi çdo gjë tjetër në jetën e tij.

Ndaj Gent Cakaj është një rrezik kombëtar në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është vendosur aty edhe me rekomandimin e përfaqësuesve më të besuar të interesave serbe në shtetet tona shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, mik i Sorosit dhe nxitës i paktit Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh, me mbështetjen e individëve të caktuar që konsiderohen në Kosovë edhe si “spiunë të serbëve”, emëron Ministër të Jashtëm Gent Cakaj, pinjoll i Soros-it dhe “beniamin i spiunëve”

Ndaj këtu ka një rrezik shumë të madhe . Çfarë do të bëjë Cakaj me këtë çështje kyçe të interesave kombëtare, këtë tezën e madhe serbe për “korrigjim kufijsh”?

Ky është shqetësimi real që kanë sot diplomatët shqiptarë e kosovarë, të cilët njohin qëndrimin e Edi Ramës mbi projektin e Serbisë së Madhe. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 08 Janar 2019 21:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...