Çakaj, mielli i skaduar serb dhe siguria kombëtare

E mërkurë, 09 Janar 2019 18:49

Paaftësinë dhe mungesën e eksperiencës , ministri, çunaku i Ramës në krye të Diplomacisë shqiptare, e shfaq në çdo dalje të tijën publike. Pak kohë më parë në një intervistë për njeriun që e afroi me Ramën, gazetarin Baton Haxhiun, ministri i emëruar, por ende i pa dekretuar sulmoi opozitën. Një diplomat zakonisht nuk ngatërron politikën e ditës me agjendën e diplomacisë.
Nxitimi në emërim i këtij çunaku përbën një rrezik shumë të madh. Jo vetëm sepse do të duhet të ulet në tavolina të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë, në të cilat kuvendin e bëjnë njerëz me eksperiencë dhe me këllqet që ajo të dhuron ndër vite, por edhe se duhet të ishte një njeri me shumë ndikim dhe me njohuri.
Ndaj Gent Cakaj është një rrezik kombëtar në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është vendosur aty edhe me rekomandimin e përfaqësuesve më të besuar të interesave serbe në shtetet tona shqiptare.
Një Ministër i Jashtëm që nuk e shikon opozitën si institucion, nuk mund të shikojë as aspiratat evropiane të vendit.
Puna e kryediplomatit nuk është punë partie. Ai duhet të përmbushur ato detyra që lidhen me interesa të sigurisë kombëtare, të integrimit evropian, të detyrimeve ndaj NATO-s dhe partnerëve strategjikë.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 18:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...