“Qeverisja e ‘Milladinëve’”

Premte, 11 Janar 2019 15:25

Nga  Dritan Demiraj

 Shqiptarët duhet të shprehin mirënjohjen për Presidentin Ilir Meta, i cili tregoi mirënjohje dhe vlerat e një shtetari dinjitoz e të përgjegjshëm, duke ndaluar një “kamikaz politik” të dëmtoj çështjen shqiptare.

Zoti Rama! Kush jeni ju që përcaktoni shkallën e inteligjencës së përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme Shqiptare, cila është njësia matëse që përdorni, apo niseni nga tallavaja juaj politike!!!

Ky Kryeministër dhe bashkëpuntorët e tij, akoma nuk kuptojnë se Shteti dhe Qeverisja kanë dallime; Shteti presupozon të pasqyrojë interesat e përhershme të shoqërisë, veçanërisht sigurinë kombëtare, ndërsa qeveritë ndikohen nga përkrahësit, simpatizantët dhe parapëlqimet e ndërsjellta. Mënyra më e mirë për të siguruar pushtetin sipas “Rilindjes”, është ajo e shkatërrimit të plotë të sovranitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo qeverisje vetëm mbllaçitet çdo ditë pa pushim pa menduar asgjë, pa u interesuar, pa kujtesë, pa dinjitet, vetëm të mashtroj dhe qëndroj në pushtet dhe të plaçkisë çfarë të mundet, duke e dhënë Shqipërinë dhe shqiptarët me PPP.

Kryeministri shqiptar vazhdon mediokritetin e tij duke qeverisur si sundimtar. Ai vazhdon të propagandojë se “unë bëj shtet dhe unë përfaqësoj popullin!”, duke thënë një gënjeshtër të madhe që edhe ai sot nuk e beson vetë këtë dhe jo më bashkëpuntorët apo populli! Para se të bëhej kryeministër ishte plot me “ëndrra për popullin”, më pas është plotë me “ëndërra” për të mos e humbur këtë pozitë dhe në këto moment nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj, për ta ruajtur pozitën e “sulltanit!”.

Dje, duke ju referuar Dokumentit të Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta rezulton se dhënia e Çertifikatës së Sigurisë nga ana e DSIK-së brenda 24-orëve, ka shkelur rëndë sigurinë Kombëtare por ka cënuar rëndë dhe interesat e Shqipërisë në NATO.

DSIK-ja me dashje apo e imponuar nga eprorët e saj, ka kryer shkelje të rënda ligjore dhe proceduriale të:

– Ligjit Nr. 8457, Dt.11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar Sekret Shtetëror”. I ndryshuar

– VKM nr. 188, Dt. 04.03.2015 “Për miratimin e Rregullores për Sigurimin e Personelit”

– VKM Nr. 836, Dt. 14.10.2015 “Për miratimin e Rregullores për punën me Informacionin e Klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Europian” dhe akteve ligjore në zbatim.

Gjithashtu, ka shmangur të gjitha Agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vendet ku ka jetuar dhe studiuar kandidati për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Gent Cakaj.

Antishqiptarizmi juaj dhe simpatia e dashuria që keni patur e keni për sllavët, është e njohur tashmë që nga paraardhësit tuaj (Enver Hoxha me Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshat & Co duke vrarë me mijra kosovarë, vetëm për t’i bërë qefin sërbve) dhe atë e ke bërë me vepra të cilat jeni munduar t’i kamufloni me “perden e nacionalizmit propaganistik”.

Ku ishit dhe cili është kontributi që ju, “patrioti dhe intelektuali i madh”, bëre gjatë kohës që makineria kriminale e Miloshevicit vriste, përdhunonte dhe shfaroste një popull të tërë në Kosovë, ndërkohë që sot ministrin e tij Vuçiçin i quani mik dhe po u plotësoni qëllimet që nuk arritën t’i fitojnë me luftë, por që po i arrijnë nëpërmjet politikës tuaj mjerane dhe kalamajve të sapo hyrë në politikë?

Nostalgjinë që kishit për sllavët e ke shprehur qartë dhe me aktin tuaj zyrtar si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë çelësin e kryeqytetit një këngëtari serb Goran Bregoviçit, i cili ishte frymëzimi i çetnikëve, si dhe kohët e fundit u dhuruat serbve dhe Lahutën (pjesë të trashëgimisë shqiptare në UNESCO), që t’a “gëzojnë” si trashëgimi e serbëve! (sigurisht pasi ministrja e kulturës ishte atje vetëm për çokat tuaja).

Gjatë qeverisjes tuaj, në sa shtete keni lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, sa herë i ke përkrahur aleatët tanë strategjik SHBA-të, etj … gjatë votimeve të rëndësishme, ku pa ndihmën e tyre sot Kosova por dhe Shqipëria do të ishim në miniaturë?!

Deri më sot nuk duhet tu mohohet “merita” që keni promovuar, suportuar, shitur e lobuar, nëpërmjet strukturave dhe individëve të rekrutuar të agjenturave antishqiptare në poste mjaft të rëndësishme të institucioneve të sigurisë, ekonomisë dhe politikës së jashtme!.

Nuk është rastësi që me ardhjen e “Rilindjes” tuaj në pushtet emërove në krye të Institucionit të Mbrojtjes dhe sot Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme një person që sipas gazetave greke kishte qënë një punonjëse argëtimi në Greqi “Dr.” Kodheli (dhe sot e kësaj dite nuk është hedhur në gjyq media greke), si drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Brigadier pijetari Bazo, i cili ishte një “nxënës i mirë” i lobit të fqinjëve të Jugut gjatë kohës së studimeve në Kolegjin e Luftës, etj. Dhe kjo “rastësi” ka vazhduar dhe në shumë institucione të tjera me rëndësi kombëtare, ku lista është mjaft e gjatë, por nuk dua të krijoj pasiguri tek bashkombasit tanë!

Rastësi, nuk besoj të jetë dhe rasti i fundit i propozimeve tuaja delirante, për plotësimin e dëshirave të mercenarëve të UDB-së dhe tezave Ruso-Serbe për shkëmbim territoresh, apo futjen e klientelës ruse në blerjet e pasurive, trojeve dhe ndërtimeve në Shqipëri nga shtetas rus nëpërmjet blerjeve fiktive nga shtetas jo rusë për llogari të shtetasve apo kompanive ruse!

Të gjitha këto veprime të veprimtarisë të “Rilindjes”, bëjnë që Siguria Kombëtare dhe interesat gjeopolitike të Shqiptarëve të cenohen mjaft rëndë nga pushtetarë të papërgjegjshëm.

Pritshmëria e shoqërisë shqiptare është e sinkronizuar me objektivat e aleatëve të fuqishëm ndërkombëtarë si SHBA dhe BE, kurse segmente të qeverisë duke iu kundërvënë dinakërisht, kanë stonuar përpara faktorit ndërkombëtar, duke marë trajtën e përpjekjeve anti historike të Shqipërisë. Interesat shqiptare janë në një aleancë ndërkombëtare si NATO, SHBA dhe BE.

Ne shqiptarët kërkojmë me forcë një shtet që pasuritë e popullit nuk i negociohen nëpër llozhe e hotele luksoze, nga ministra hajdutë ordinerë për interesa grupesh e klanesh, qoftë vendase apo të huaja, por që i nxjerr në treg, hapur dhe në mënyrë transparente jo me format masovike të qeverisjes, por sipas metodave që ofrojnë demokracitë e zhvilluara.

Detyrimi pёr t’u dhёnё llogari shtetasve mbaron vetёm atёherё, kur shteti nuk ёshtё mё nё gjendje ta kryejë detyrёn e sigurimit tё jetës e paqes.

  1. DD. USA
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...