Zhvarrimi i dokumentarit       

Tuesday, 15 Janar 2019 16:20

Nga Qemal SAKAJEVA

Atëherë, gjatë vjeshtës të vitit 1992, në korridoret dhe zyrat e Televizionit Shqiptar (TVSH), mes nesh dhe me ne, po bashkoheshin zyrtarisht edhe disa krijues të Televizionit të Kosovës: gazetarë, regjizorë, folës, operatorë dhe inxhinerë. Televizionin, atje, e kishte marrë pushteti i Millosheviçit dhe krijuesit  u ngjanin bletëve të  zgjojit të prishur, që zukatnin e fluturonin kuturu. Një grup i vogël  prej tyre, që u organizua pranë Televizionit Shqiptar për të realizuar transmetimin me  satelit të programeve, nga ora 18.30 - 20.30, që të mposhtej terri i pashoq informativ mbi Kosovën, vetëndjehej me fat. Ata qenë entuziaztë dhe kërkonin të bënin diçka, por  edhe ankoheshin kujdesshëm për pengesa të kota e paragjykime.

Mes tyre u gjend për do kohë edhe Migjen Kelmendi, atëherë i ri me flokë të zeza, me të folme të shtruar, vështrim të padrojtur me të  cilin të përcillte kumtin se, “ unë jam dikush, por me jepni mundësinë”. Pikërisht, ky Migjen, u fut një ditë në zyrën e drejtorit të Televizionit e tha: “Zoti drejtor, unë kam shkruar skenar për një dokumentar televiziv me tri pjesë, me titull “Të shituem utopie”. Dua që skenari të shqyrtohet dhe nëse vlerësohet i dobishëm ,  të krijohet grupi i xhirimit për ta realizuar”.

Skenari qe interesant për nga idea e shprehur qysh në titullin me dy fjalë. Për ta zhvilluar ishin përzgjedhur personazhe emblematikë të vuajtjes njerëzore gjatë diktaturës komuniste, të cilët dikur kishin qenë të shituar utopie. Përmes kësaj gjetjeje, dukumentari i bënte një autopsi  komunizmit në Shqipëri. E veçanta e  dokumentarit të pritshëm ishte galeria e figurave, vendosja e disa prej tyre në mjediset e vuajteve të dikurshme, intervistimi i mprehtë rreth temës dhe veprimi i autorit si moderator, me tekst të thënë me zërin e  tij. Dhe menjëherë u krijua grupi i xhirimit, me Bujar Kokonozin operator, mjeshtër i kamerës dhe njeri fisnik në bashkëpunim.

Në ato fillime të ndryshimeve epokale, kjo mënyrë krijimi e programeve haste  dhe kundërshtarë, të cilët nuk munguan të shfaqeshin. Mospëlqimi u ndërtua edhe mbi paragjykimin e autorit, tema e zgjedhur dhe gjuha e folur: “ Këtu jemi ne, ndërsa ky vjen nga filifistuni dhe, përveçse i jepet e drejta të xhirojë një dokumentar me tri pjesë, merr tagrin të flasë mbi komunizmin shqiptar”. Kritika u stërhollua edhe më: “Dokumentari “Të shituem utopie” është dështim që në krye: si mund të përdoret, në titull e në tekst,  fjala  gegnisht “ të shituem”, që nuk e merr vesh asnjëri?” Kritikuesit qenë të rëndësishëm, dhe nuk pranuan propozimin që ndonjëri të bëhej  bashkautor.

Por drejtori u tha:  “Autori, domethënë gazetari Migjen Kelmendi, nuk i ka marr poetit Migjeni, domethënë Millosh Gjergj Nikollës, vetëm emrin letrar, por edhe një fjalë që poeti e ka përdorur te Legjenda e misrit  - “Mos e shkel, he të shitoftë zana” - që e kemi mësuar në letërsisë kur kemi studiuar jetën dhe krijimtarinë e tij. “Të shitoftë zana” është formë popullore mallkimi dhe, ndoshta  nga që e ka përdorur  Migjenit, por  jo pse e ka përdorur më parë Gjergj Fishta, apo që edhe më herët ndeshet te Cikli i Kreshikëve, gjuhëtarët e përfshinë  fjalën - shitoj, shitohem, në“Fjalor i shqipes së sotme”.

Edhe pse në kushte të vështira, dokumentari u xhirua. Pasi u përgatitën dy pjesët e para, nisi transmetimi, ndërkohë qe pjesa e tretë ishte në proces. Ai pati jehonë, sepse përpara syve të teleshikuesve parakalonin fytyra të dënuara egërsisht nga komunizmi, të cilët përherë të parë flisnin lirshëm dhe identifikoheshin nga shikuesit me figurë. Ishte një krijim denoncues i së keqes, i pasojave, i vuajtjeve dhe i sjelljes të së vërtetave. Disa prej personazheve dilnin me portret e zë nga  varreza e përmendjes emrore nga  historiografia komuniste, ndërsa ende frymonin dhe shprehnin mendime. Një pjesë e tyre kishin besuar te utopia komuniste, por të shituem prej saj u gjendën të zhgënjyer, ndaj u portretizuan si armiq dhe menjëherë e gjetën veten të ndëshkuar egërsisht prej revolucionit.

Dokumentari “Të shituem utopie”, pas transmetimit të parë, u fut në arkiv dhe çuditërisht nuk u transmetua më, sa nga harresa me programe të tjera, sa nga paragjykimi i krijuesit, sa dhe nga tema. Por në mesditën e 25 qershorit 2014, duke u endur me pult nëpër kanale televizive, rastësisht ndesha në televizionin Klan, transmetimin e dokumentarit “Të shituem utopie” (ndoshta mund të ishte transmetuar edhe më parë), por qe me cilësi të dobët të figurës, çka do të thotë se , ose ishte  hedhur pa cilësi nga kaseta mëmë, ose mund të ishte  marrë nga ndonjë kasetë VHS, diçka shumë e zakonshme  asaj kohe. Dokumentarin “Të shituem utopie”, i transmetuar së pari në pranverën e vitit 1993, kësaj here ngjante si një zhvarrim nga arkivi, nga që i ka rezistuar kohës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...