Zbulohen edhe 30 sigurimsa në poste të larta të administratës shtetërore

Tuesday, 29 Janar 2019 15:28

Gentiana Sula, kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit (AIDSSH), reagon lidhur me kallëzimin në Prokurori, të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ajo ju përgjigj interesit të mediave pas një takimi që pati sot me ambasadoren gjermane, duke thënë se “Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë të gjithë masat”.

Ndërsa sa i takon mundësisë për ndonjë gabim me të dhënët e prokurorit, sekretari i Autoritetit të Dosjeve siç njihet ndryshe AIDSSH, tha se “ I kemi shkruar të vërtetës deri në fund, ka pasur probleme në gjeneralitetet e tij. Kemi pasur një shkresë që në emër të personit në fjalë është vetëm ky dhe asnjë tjetër dhe kjo gjë ka qenë vendimtare për ne”.

Nga ana e saj Sula tha se autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, ashtu siç i ka ligji.

“Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura, rreth 30 janë gjetur me probleme. Në asnjë rast nuk ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, koordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi. Do bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë çdo ditë. Është një proces i zakonshëm që kemi bërë, dhe në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp sepse nuk duhet të dilte, nuk e di kush e ka nxjerrë por e vërteta është se ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga çdo gjë që ndodh”, deklaroi Sula.

Kujtojmë se Bujar Sheshi, paditi sot në Prokurori Autoritetin e Dosjeve. Padia e tij u bë për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gjithçka pas akuzave të hedhura ndaj tij, se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në padinë e tij Sheshi thotë se të dhënat e Autoritetit të Dosjeve janë të rreme. Lidhur me akuzat ndaj Sheshit, ditën e hënë reagoi edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Organi i akuzës tha se pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 2 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Modifikuar më E mërkurë, 30 Janar 2019 09:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...