A mos i vodhën armët në Pashaliman për të hequr Dogjanin dhe vënë Artur Meçollarin

Tuesday, 12 February 2019 16:18

Paraditen e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili është thotë se Artur Mecollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja, është emëruar de facto nga Rama në krye të Forcave Detare të vendit. Ky denoncim bërë të z.Berisha është një alarm jo i vogël i njerzëve të ndërshëm brenda Forcave të Armatosura të cilat sikurse edhe ato të rendit nën Rilindjen janë kthyer në baza të partisë dhe grupeve kriminale të cilat i kanë nën kontroll sa herë duan. 

Deti Adriatik ishte kthyer në autostradën e transportit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë dhe më tej drejt vendeve të tjera Europiane, porse me Ylber Dogjanin situata ndryshoi pasi edhe pse me vështirësi duke qenë se brenda FA kishte elementë që para emërimti të tij nuk ishin në gatishmëri dhe radarët fikeshin që grupet kriminale të kalonin lehtësisht drogën.
Por çështja është se edhe pse ka rënë disi kultivimi i drogës, ajoe  prodhuar është ende brenda territorit të vendit dhe qëllimi i grupeve kriminale është ta transportojnë atë matanë Adriatikut.
Rilindasit jo vetëm që kanë abuzuar me radarët ku tenderi i Ministres Kodheli kushtoi 3 miliardë e 750 milionë por dhe si kanë përdorur ato. KLSH konstatoi në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje të rënda në procedurat e tenderit për radarët, ministria Kodheli nuk i merr parasysh.
Siç duket, ministria dhe qeveria kërkojnë të kenë një kontroll më të plotë dhe më të sigurtë në hapësirën detare në interes të tyre ndaj dhe tashmë kanë bërë gati dhe personin që do ta përdorin në këtë rast, sic vjen dhe denoncimi të ish kryeministri Berisha. Ndaj dhe ngjarja e vjedhjes së armëve në Pashaliman duket krejt e stisur vetëm për arritjen e këtij rezultati.
Denoncimi te ish kryeministri Berisha: Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Sb
Përshëndetje dr.Ju bëjmë me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndërmjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare. Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikës shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qellimi eshte i qarte, parapërgatitjen e zotit Mecollari për Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.
Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje përgjegjësi kaq e rëndësishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithë korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.
Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besueshmërinë e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit.

Modifikuar më Tuesday, 12 February 2019 19:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...