Zoran Zaev, aq i thjeshtë ndërsa ka hyrë në histori/ Nga Fahri Balliu

E Enjte, 14 February 2019 13:39

Nga Fahri Balliu

E solli puna e kërkimeve politike për çështjen shqiptare që të ndodhem në një takim me zotin Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës se Maqedonisë se Veriut. Duke qenë jo pak herë në kontakt, e takime e bashkëpunime  me ministra, kryeministra e presidentë me kohë të ndryshme me drejtime të ndryshme, dhe më së shumti, duke njohur kryeministrat e Maqedonisë, takimi me Zaev është ekstremist mbresëlënës. Ke përpara një njeri të thjeshtë, e me mesazhe të qarta për misionin e tij, me përkushtim themeltar për paqen, progresin dhe përcaktimin e shtetit të tij në anën e Perëndimit. I ardhur në qeverisje me një lufte të rrezikshme kundrejt ajsbergëve të frikshëm të ndërtuar nga politika aziatike  Rusi-Serbi dhe aleatet e saj si Irani e ndonjë qorrollisje e Erdoganit, Zaevi ka dëshmuar në sytë e opinionit botëror se me stilin e tij  radhitet nder me të suksesshmit.

Maqedonia, një nga nyjet nevralgjike historikisht, burim konfliktesh luftërash raciste apo besimesh ekstreme, sigurisht përbën një nga terrenet me të vështira që ka çuar në përkufizimet se Ballkani është fuçi baroti. Por ja ku vjen një kryeministër që do të angazhohet në një nga procedurat historike më  tronditëse për të zëvendësuar luftën me paqen. Bashkëpunimi i Zaevit me Ciprasin tregonte haptas se ishte Zaev në vështirësi me të madhe për ta çuar Maqedoninë drejt Perëndimit, pasi Greqia e ka të zgjidhur atë problem. Ky njeri e kreu këtë mision pa bujë, me një procedim kushtetues të hekurt dhe pa pasur nevojë  për të marre pamje heroi. Ky njeri që në sjelljen e tij si qeveritar në Maqedoni ka vendosur raporte që nuk kanë  qenë  ndonjëherë në sjelljen zyrtare ndaj të gjitha shtresave apo karakterit multietnik. Besimtar në Zot dhe në parimet e demokracisë  perëndimore, Zaevi duket se vjen nga një edukim i thelle që emeton, humanizëm, që nuk e njeh megalomaninë, prepotencën apo marifetet e stilit Mihallkov. Zaevi vë në pozitë të vështirë sjelljen e çdo politikani në Maqedoni, sidomos të atyre politikane shqiptare që janë të infektuar nga korrupsioni dhe çorbat serbo-ruse.

Maqedonia si shtet i komanduar nga maqedonasit, me shumë faje për qëndrime ekstreme antishqiptare, ka mundur të ekzistojë e të mbijetojë vetëm nga tradhtitë e vogla shqiptare, të ndonjë politikani të kësaj fushe. Vokacioni i shqiptarëve në Maqedoni është absolutisht properëndimor proatlantik dhe në këtë pikë ata janë historikisht dhe instinktivisht me të përparuar dhe me të vendosur se segmente të tera të shoqërisë maqedonase.

Por ndërkaq Zaevi është një politikan që aktualisht e ka çelur derën e historisë duke siguruar një vend në kujtesën e saj. Por pikërisht ky akt i dëshiruar e ëndërruar nga qindra politikane në botë, tek Zaevi lexohet si një proces i natyrshëm. Dhe ndërsa jam duke biseduar me të kujtoj arrogancën e kryeministrit tim që di vetëm të vjedhë e të shpërndajë lekë me stilin e bashkisë e lejeve të ndërtimit dhe vërtet të zë trishtimi. Kryeministri i Shqipërisë që prej 6 vitesh nuk ka mbyllur 6.2 km rruge për në Elbasan dhe që i ka mbushur zyrat e shtetit shqiptar me modelet e sektit të vet, të  asaj shtëpisë të Berlinit, ku protokolli çelet me tualetet e travestitëve dhe gjithë horrave që urrejnë familje atdhe dhe kanë  kult makutërinë e lekut dhe të mishit. Por mbresa dhe gjurma që të le biseda e rrëfimi i Zaev për jetën e tij dhe misionin e tij politik e bën të natyrshme serinë e atyre lajmeve se këtij do t’i përkasë çmimi Nobel i Paqes.Ai sapo ka hyre në histori dhe vazhdon të përditshmen e tij modeste si punë për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në Maqedoninë Veriut.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...