Kush është kundër ndarjes së Kosovës/ Albin, Ramush, Is, ja përse nesër duhet të jeni në Tiranë!

Premte, 15 February 2019 10:54

“Si nuk do u diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë”. Kjo ishte një nga deklarata që lëshoi mbrëmë te emisioni i Sokol Ballës dhe që shënjoi njëkohësisht  “nxjerrjen e kokës” të Edi Ramës, për rolin e tij në ndarjen e Kosovës.

Tashmë e kemi me zë dhe figurë që kryeministri i Shqipërisë, po punon për një plan që synon copëtimin e shtetit të dytë shqiptarë dhe që çon ujë, në hullinë e Serbisë dhe të presidentit Vuçiç.

Në këtë situatë ditën e nesërme opozita këtu në Shqipëri, ka ftuar shqiptarët e Shqipërisë që të pushtojnë sheshet e kryeqytetit për të rrëzuar Edi Ramën, si kryeministër të korruptuar, i lidhur me krimin e organizuar, si blerës dhe manipulator votash, e mbartës i shumë “të zezave” të tjera që qytetarët i heqin çdo ditë në kurriz.

 
 

Po në gjithë këtë listë që ka parashtruar opozita si arsye për largimin e Edi Ramës, mungon një kauzë madhore. Ose të paktën, ende nuk po artikulohet shumë fortë dhe qartë nga lidershipi, që ka thirrur shqiptarët në protestë; Edi Rama duhet larguar, edhe si një rrezik potencial për copëtimin e Kosovës.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, këtë duhet ta artikulojnë qartë dhe fortë. Por jo vetëm kaq; duhet të ftojnë në këtë protestë të madhe të 16 Shkurtit,  gjithë faktorin politik kosovar, që është kundër planit Vuçi?-Thaçi-Rama. Dhe nuk është vetëm Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Isa Mustafa dhe forcat politike që ata drejtojnë, por 90% e shqiptarëve të Kosovës!

Nesër ata duhet të jenë në Tiranë, sepse largimi i Edi Ramës nga skena politike është njëkohësisht një fitore, për sovranitetin e Kosovës. /Syri.net/

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 21:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...