Pasaportat mos kanë shkuar në duart e kriminelëve dhe rezervave të krimit?

Premte, 22 February 2019 19:22

Disa dhjetëra pasaporta të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë humbur në vendin fqinj.

Një skandal i përmasave të tilla sa të krijon vetëm neveri për këta qeveritarë që ne kemi, një shtet që asnjë shqiptar nuk meriton ta ketë.

Pasaportat e reja të shqiptarëve u nisën nga Edi Rama dhe Gent Cakaj në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, u dërguan me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Duke hasur në një situatë të paprecedentë autoritetet greke i bllokuan, me idenë se një mënyrë e tillë transporti mund të ishte vetëm e grupeve kriminale dhe jo e një shteti. Dhe fundin e historisë e dimë. Pasaportat janë vjedhur dhe nuk dihet se në dorë të kujt kanë rënë.

Sot ato pasaporta me identitetin e shqiptarëve të ndershëm mund të jenë në duar të krimit, i cili mund t’i përdorë për interesa të tijat.

Kjo është një ngjarja e paralajmëruar, që kur në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Edi Rama caktoi Gent Cakajn, një njeri që edhe për roje te dera e ministrisë duhet të mendohesh nëse është i aftë.

Ngjarje të tilla na tregojnë edhe një herë se në dorë të kujt ka rënë shteti shqiptar dhe se në çfarë gjendje e kanë katandisur rilindësit, që mendjen e kanë vetëm të vjedhja dhe bashkëpunimi me krimin. 55news.al

Modifikuar më Saturday, 23 February 2019 12:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...