Nga Salvini tek Orban. Ku është këtu Hahn dhe Mongerini?!

Hënë, 25 February 2019 21:37

Në Europë po fryn një erë e djathtë! Ka nisur më Italinë dhe Hungarinë të bjerë projekti Sorosian për marrjen nën kontroll të gjithë qeverive të Europës dhe madje tentakulat e tij janë futur dhe brenda strukturë së Bashkimit Europian, aty ku ai ka ndikuar të ketë njerëzit e tij në funksionet drejtuese! Janë pikërisht këta politikanë burokratë si Hahn dhe Mongerini të cilët kanë mbajtur një vijë sjellje të qartë me qeveritë të vendeve anëtare të BE, e veçanërisht në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian kanë zbatuar 100 përqind politikën e qartë Sorosiane.
Deri tani të qartë ndaj kësaj politike kanë qenë të qartë dhe të prerë për ta penguar këtë projekt kryeministri i Hungarisë Viktor Orban dhe ministri i Brendshëm i Italisë Metteo Salvini!.
I pari, Orban i ka dhënë goditjen më fatale dhe spektakolare duke i mbyllur çdo rubinet Sorosit pikërisht në vendlindjen e tij. Ky është shembulli më i qartë dhe për vendet e tjera, përfshi dhe Shqipërinë, e kur Sorosin nuk e do populli i tij, për çfarë i duhet Europës dhe Shqipërisë!.
Kryeministri Viktor Orban, me tezën antisoros fitoi dhe madje thellë zgjedhjet!
E njëjta gjë po ndodh dhe në Itali. Kreu i Lega Nord, njëkohësisht edhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, e ka të qartë strategjinë se si duhet luftuar Xhorxh Soros. Në një prej takimeve të tij, Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve. Por si mund të luftohet Sorosi? Matteo Salvini është i qartë, ai ka marrë shembullin se si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu luftoi perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite. Është Salvini që e ka të qartë se popullimin e Europës me emigrantë po e bën Soros, dhe se kjo është e mirë organizuar nga ai dhe të besuarit e tij në BE.
Kjo është një taktikë sorosiane për boshatisjen e vendeve dhe përfitimin nga kriza!
E sigurisht situata më e rëndë në vendet jo anëtarë të BE. Shqipëria dhe disa ende te tjera, por veçanërisht qytetarët shqiptarë për shkak të disa raporteve tejet intime të Edi Ramës me Sorosin dhe të birin është bërë eksperiment radikal, ku Soros tentakulat e tij më të fuqishme i ka në Bruksel por europa tashmë po fryn një erë tjetër pasi u shkatërruar nga i gjithë eksperimenti sorosianë.

Modifikuar më Tuesday, 26 February 2019 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...