Xhaja nuk e ka parë ‘Les Invalides’ ose, Rama që nuk kemi parë

E Enjte, 07 Mars 2019 18:42

Edi Rama sot kishte takimin e radhës gju më gju me popullin. Si çdo ditë, të gjitha tv informative e transmetuan live ‘mise en scene’ e radhës kur lideri suprem flet para një auditori të përzgjedhur.

Më bëri përshtypje portreti i një burri në moshë. Nuk ishte me qeleshe si ai që pasi mori tapinë thirri me të madhe: rroftë sekretari i parë shoku Edi Rama. I hapa audion televizorit. Xhaxhai e falënderoi Ramën se: ke ndërtuar në Shqipëri muzeun e mbrojtjes që nuk e gjen askund në botë.

Nga Ilir Babaramo/

Kryeministri rrëmbeu mikrofonin. Isha i gjithë sy e vesh të dëgjoja se çfarë përgjigje do t'i jepte. Më e pakta prisja që t'i thoshte: Mbaje butë xhaxha se Shqipëria nuk ka muzeumet më të mira në botë. Por nuk ndodhi kështu.

Rama u fut në kujtime: Po, kam bërë një pikturë tek ai muze bashkë me Vladimir Myrtezain. E bëmë me ngjyra të errëta ç'ka ishte e ndaluar për atë kohë. Mund të them se piktura është e mirë dhe i ka rezisutar kohës, tha Rama për veten dhe Xakun.

Ndonëse jam pasionat muzeumesh nuk e kuptova se për cilin muze shqiptar ishin duke molloisur xhaxhai me kryeministrin. Por kjo pak rëndësi kishte. Më çuditi fakti se Rama tashmë jeton në një botë tërësisht virtuale. Mjafton që t'i përkëdhelet sedra dhe është i gatshëm të pranojë dhe budallallëqet më të mëdha. Nuk ka shpjegim tjetër.

Rama është një njeri që ka udhëtuar dhe ka parë më shumë se pakkush. Ka parë muzeume pa fund. Ka jetuar në Paris. Pa dyshim i ka vizituar "Les Invalides", muzeumin e famshëm në zemër të Parisit, godinën hijerendë me kupolën më të shndritshme poshtë të cilës është varri i Napoleonit. Qindramijë shqiptare mund ta kenë vizituar. S'ka muze më të mirë në botë për të kuptuar fushatat e Bonapartit dhe luftën e dytë botërore. Por jo. Siç duket për Ramën asgjë në botë nuk ka vlerë nëse nuk është në kuadrin e "Rilindjes së dytë" shqiptare.

Naiviteti ose servilizmi i xhaxhait mund të kuptohet, por jo çfarë tha Rama. Madje s'mund të krahasohet as me "mise en scene" tjetër të porositur, atë me Vorspin që sipas saj, Rama kur ishte në Paris kishte mrekulluar gjithë Parisin.

Është vërtet e frikshme çfarë po ndodh në nëndërgjegjen e atij, që po qeveris Shqipërinë prej gjashtë vjetësh.

Në 25 vjetët e fundit të jetës së tij Enver Hoxha nuk doli kurrë nga Shqipëria. Shqiptarët ishin njerëzit më të izoluar në Evropë. E megjithatë diktatori kurrë nuk u kaplua nga një delir i tillë. E pranonte që vera shqiptare është uthull. Në ato që ka shkruar në pleqërinë e thellë ndjehej në rreshta e mes tyre nostalgjia për shkëlqimin e Parisit.

Rama nuk jeton rrethanat e Hoxhës. S’ka muaj që nuk udhëton zyrtarisht e privatisht. Por ato që shikon duket se nuk kanë më lidhje me trurin e tij. Asnjë mendje normale që nuk është klinicist nuk mund ta shpjegojë këtë fenomen që patjetër duhet të jetë një sindromë ose patologji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...