SHBA, Departamenti Amerikan Shtetit: Votat në vitin 2017 u blenë

E Enjte, 14 Mars 2019 10:12

Raporti i DASH është fshikullues për Shqipërinë, sidomos për lirinë e medias dhe blerjen e votave. Për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017, politika shqiptare është futur në një krizë të thellë. Opozita e braktisi parlamentin pas publikimit të përgjimeve të përfaqësuesve më të lartë të qeverisë me persona si pjesë e grupeve kriminale (Dako – Avdylaj, dosja 339) ku flitej për blerje votash. Djegien e mandateve e kanë kritikuar BE dhe SHBA, por nga Uashingtoni doli ditën e djeshme një dokument që pranon fenomenin e blerjes së votave në zgjedhjet e fundit. Kjo është shkatërruese për kryeministrin Rama, sepse për shkak të blerjes së votave prej tij dhe PS, kriza politike ka arritur në pikë vlimi.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Pika më interesante e këtij raporti është ajo që ka të bëjë me zgjedhjet dhe respektimin e “të drejtës së votës”. Raporti i Departamentit të Shtetit citon në pjesën më të madhe OSBE-në për atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor 2017, por bën edhe vlerësime për to.

“Zgjedhjet e fundit për kuvendin kombëtar u mbajtën në qershor 2017. Vëzhguesit e OSBE-së për procesin zgjedhor raportuan: “Garuesit patën të mundur të bënin fushatë lirshëm dhe liritë thelbësore u respektuan”.

OSBE vë në dukje më tej: “Vazhdoi politizimi i organeve dhe institucioneve që merreshin me zgjedhjet dhe gjithashtu pati akuza të shumta për blerje të votave dhe presione mbi votuesit lëkundën besimin e publikut te procesi zgjedhor”.

Sa i takon votimit në vetvete, misioni i OSBE-së raportoi për “një ditë të zakonshme zgjedhjesh”, por më pas zbuloi se “procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht në një numër qendrash votimi të vëzhguara”, thuhet në raportin e DASH.

Raporti ndalet edhe te respektimi i të drejtave të minoriteteve, por edhe këtu Departamenti Amerikan i Shtetit bën një tjetër kritikë të fortë kur nënvizon se “disa pakica mbetën të prekshme në blerjen e votave”.

Qeveria amerikane citon se në vendin tonë “mosndëshkimi mbetet problem”. Aty citohet se “ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent”. Sipas raportit të DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.

“Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem”, – thuhet në raportin e DASH.

DASH thekson shumica e pronarëve të mediave të mëdha janë blerë nga qeveria, pasi kanë linja editoriale pro qeverisë, në raport me favoret që atyre iu bën kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...