Edhe e ikur, Vllahutin varros fondet për Shqipërinë

Saturday, 06 Prill 2019 12:06

Dita ditës po shikohet se prania dhe veprimtaria e ish- drejtueses së Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin në Tiranë më shumë i ka sjellë dëme se sa të mira Shqipërisë. Së fundi, edhe kur ajo ka kohë që ka ikur dhe është zëvendësuar në postin e saj, përsëri pasojat negative për vendin tonë ndihen, madje në mënyrë të konsiderueshme, sidomos kur bëhet fjalë për fondet e BE-së në drejtim të Shqipërisë, të cilat në të shumtën e rasteve janë abuzuar, për të mos thënë vjedhur e shpërdoruar. Sipas një raporti të të vitit të kaluar, Komisioni i Kontrollit të Buxhetit (CONT) i Parlamentit Europian erdhi në Shqipëri për të kryer misionin e parë fakt-mbledhës pasi ishin ngritur dyshime lidhur me procedurën e prokurimit të vilës që do të shërbente si vendbanimi i ri i drejtueses së Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. U arrit në konkluzionin se ky abuzim kishte “dëmtuar rëndë imazhin e BE-së”.

Shpesh herë institucione, drejtues apo intelektualë të ndryshëm kanë denoncuar keqpërdorimin e fondeve të BE-së në Shqipëri, pasi ato janë më shumë klienteliste, të keqmenaxhuara dhe ku ka vjedhje të hapura. Kjo praktikë ka kohë që ndiqet në vendin tonë.

Keqmenaxhim e shpërdorime ka pasur edhe me projektet e financuara nga BE në Shëngjin e Ksamil, që sipas raportit të vetë BE-së,  janë raste të qarta të keqadministrimit. Po ashtu edhe një fond prej 250 mirë eurosh që do jepeshin nga BE për varrezat ilire të Selcës në Pogradec, u anullua.

Pasojat e shpërdorimeve, abuzimeve dhe vjedhjet e Vllahutinit & Company do t’i vuajë vendi ynë, pasi përfundimi i CONT është ky: sugjerohet që qeveria shqiptare të humbasë fondet e IPA për të gjithë projektet se bashku.  BE penalizon vendin tonë, jo drejtuesit e tij, penalizon projektet që presin, jo shpërdoruesit. Ja pra se si edhe e ikur Vllahutin varros fondet për Shqipërinë.

Modifikuar më Diel, 07 Prill 2019 17:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...