U thanë dhe mbetën

Diel, 07 Prill 2019 17:37

Nga Qemal SAKAJEVA

Askush nuk e di se sa është shkruar e folur për Kosovën. Po të ndërmerrej një përçapje për ta kryer, do të qe punë tejet e mundimshme.

Atëherë kur marrjen në mbrojtje të Kosovës me luftë tutej të çonte nëpër mend edhe më i guximshmi, Nënë Tereza pati shqiptuar porosinë e pavdekshme. Gjatë Mëngjesit të Lutjeve në SHBA, në vitit 1997, duke u përkulur e puthur dorën e Ibrahim Rugovës, i qe drejtuar Presidentit Bill Klinton me lutje nëne për birin: “Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!”

Dihet ajo që ndodhi dy vjet më pas, siç dihet çfarë bënë Klinton, SHBA dhe NATO. Por pas luftës, kur Nënë Tereza nuk jetonte, Bill Klinton shkoi në Kalkutë të Indisë, dhe duke nderuar para varrit të saj, tha si në përshpirtje: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.

Përgjatë ecejakeve thuajse torturuese Rugovës në rrugëtimet përsëritëse Prishtinë - Tiranë - Televizioni Shqiptar (TVSH) - Europë - SHBA - Shqipëri - Televizioni Shqiptar (TVSH), nuk vëreje të lëvizte kurrfarë lënde politike. Nëpër daljet e detyruara në ekran, nuk thoshte ndonjë gjë të re në kthim, në pasurim të çfarë kishte shqiptuar në nisje. Koha e Kosovës ishte orë e ndalur në qëndresë paqësore, ndërsa përpara qe hapur humnerë e frikshme. Shikuesit prisnin diçka të re nga Rugova i kthyer prej Europës e SHBA, por ndjeheshin të papërmbushur me ato që shqiptonte: “Rugova me po të njëjtat gjëra!”, thoshin. Por, në mendimet njëngjyrëshe të presidenti historik kurrë nuk mungonte të shqiptohej formulimi matematik:“Kosovë e pavarur, e integruar në Bashkimin Europian, në miqësi permanente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. E vetmja gjë që Rugova nuk e tejpa ishte mosmbërritja fizike në ditën e 17 shkurtit 2008. Atë 17 shkurt 2008, edhe pse e afroi, nuk e mbërriti për së gjalli as Adem Jashari. Ata që i mbijetuan luftës, në portretin gjigant shkruan një përgjigje veç  me dy fjalë: ”Bac, u kry!” Po atë ditë, në Prishtinë, u zbulua permendorja e Pavarësisë. Njerëzit turma - turma lanë shenja të shpirtit mbi të. Por fjala si vargmal i artë në anglisht, - Newborn, ishte gjetje e shkëlqyer që u kthye në simbol edhe për ekranet e televizive të rruzullit. Ideuesi nuk do të ishte kaq i shpërblyer sikur ta kishte shkruar në shqip, thjesht Rilindje. Ai u tregua i sotëm e larpamës tek e përjetësoi aleatin ashtu, sepse SHBA dhe NATO janë pjesë historike e Newborn, - Rilindjes së shqiptarëve.

Dhe, pak më vonë, atë ditë që Shqipëria shkoi në Bukuresht, e ftuar nga NATO, Kosova, po atë ditë, priti ish-kryeministrin Ramush Haradinaj të kthehej i pafajshëm nga Gjyqi i Hagës. Ajo ngjarje ishte përtej individit, apo gëzimit të familjes së sakrifikuar. Serbia bën gjithçka të ndërtojë simetrinë e krimit: Presidenti Millosheviç në Hagë, edhe Kryeministri Haradinaj në Hagë. Serbia kërkon kriminalizimin e luftës së shqiptarëve. Por Haradinaj pati dhënë dorëheqje, shkoi atje,  iu nënshtrua gjyqit, u kthye i pafajshëm dhe, me të mbërritur në Prishtinë, tha: “Lufta e Kosovës ishte e pastërt”.

Ato që thanë për Kosovën u shqiptuan pa u ditur se ishin thënë për përherë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...