Gjithë reforma sorosiane në drejtësi paska qenë për burrin e Ermonelës

Tuesday, 16 Prill 2019 19:23

Që kur erdhi në pushtet sekti  i Rilindjes, refren në edicione lajmesh në pseudo-analistë, prokurorë e gjyqtarë, kryeprokurorë që funksionon si vartësja e Ulsi Manjës, ambasadorë, trup diplomatik, portale etj. kemi pasur togfjalëshin “reformë në drejtësi”. I gjithë ky spektër i brendshëm e i jashtëm, dhe po të fusësh këtu “boritë” e Rilindjes nëpër televizione, NGO, misione ndërkombëtare, e bashkangjitën këtë togfjalësh me atë tjetrin, “e kërkon faktori ndërkombëtar SHBA-BE”. U përfshinë zëra që nga SHBA, kur në fakt bëhej fjalë për mikun e Ramës, George Soros, dhe mikun e mikut, ish-ambasadorin Donald Lu, ish-ambasadorja tejet e kompromentuar, Romana Vllahutin, të cilët e konceptuan si një nismë personale, këtë reformë.

Që nga 2013, për gjashtë vjet me radhë, kemi dëgjuar që kjo reformë do të na shpëtojë nga tranzicioni i gjatë nga droga që e luan vetë Rilindja, nga ekonomia në kolaps, nga borxhi i brendshëm mbi 85%, nga grupet e kokainës, që sapo të kapen peshqit e mëdhenj e të vegjël, Shqipëria, sa hap e mbyll sytë, do të ishte një Zvicër e dytë.    

Askush nuk e ka mohuar rëndësinë e kësaj reforme megjithëse ajo që në embrion të saj nuk erdhi si një pakt kombëtar i këtij vendi, të cilit i duhej aq shumë, por erdhi si një nismë e një fondacioni privat. Dhe gjithçka fillon tek origjina. Tentakulat e këtij fondacioni në Shqipëri e paraqitën Ramën si shpëtimtari i kësaj reforme, ku në fakt ai ishte keqpërdoruesi i saj, dhe arriti jo vetëm ta shpartallojë, por edhe ta kapë, madje edhe ta banalizojë.

-Pas votimit me 140 vota të ndryshmeve kushtetuese në vitin 2016, Rama i vuri shkelmin të gjithë marrëdhënieve me opozitën duke e përjashtuar atë nga çdo lloj aksioni dhe iniciative tjetër për hapat e mëtejshme që do hidheshin në këtë reformë. Qëllimi ishte vetëm një: ky ishte kryeprokurori, ku ishte Gjykata e Lartë, ky ishte Gjykata Kushtetuese.

-Zgjedhja e vartëses së Ulsi Manjës, Arta Markut si kryeprokurore, theu çdo lloj pakti nëse mund ta quajmë kështu, mes forcave politike, për të ecur bashkë në këtë reformë.

-Caktimi i Gent Ibrahimit në kryer të KLP-së, jo vetëm që është jashtë çdo lloj komporomisi, por thyhen edhe fjalën që Lu dhe Lei (shprehje që e ka përdoruar një ministër drejtësie i njohur) kishin dhënë për këtë kompromis që njerëzit që ishin marrë me hartimin e akteve nënligjore dhe hapave të mëtejshëm të reformës, të paktën 5 vjet nuk do ishin pjesë e institucioneve të saj.

Tani kemi edhe aktin e banalizimit e gjithë investimit të George Soros, SHBA, BE-së, na paska qenë për të bërë burrin e Ermonela Felajt prokuror.

Me të drjetë ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi: “Emërimi i një personi jomagjistrat si prokuror apo gjyqtar, është një shkelje dhe mospërfillje flagrante dhe arrogante e asaj që është e shkruar e zezë mbi të bardhë në Kushtetutën tonë, ndryshimit të së cilës me konsensus 100% iu bë një jehonë historike dhe e përbotëshme”.  

Nuk ka rast diabolik, qesharak dhe banal, në të nëjtën kohë, në hisotri. Pjella të tilla  vetëm Rilindja mund t’i nxjerrë.

Modifikuar më Tuesday, 16 Prill 2019 22:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...