Kohë e pisët, kohë tradhëtarësh, PD dhe LSI po reformohen nga dezertorët….

Saturday, 27 Prill 2019 13:39

Nga Artur ZHEJI –

Kryeministri duket se ka një portofol pushtetesh dhe një portofol financiar të pafund në dsipozicionin e vet dhe i koordinon qokat dhe llokmat në mënyrë të admirueshme.
Sot, nga “nënat” Parti, PD dhe LSI, kanë dalë grupe të reja parlamentare, deputetë dezertorë të linjës politike dhe jo vetëm, parti të reja që rregjistrohen fët e fët nga KQZ, e më the e të thashë.
Opozita është bymyer në rrugë dhe është tkurrur në anëtarë dhe personazhe “historike”, që dikur linin kokën për partitë e tyre dhe të bënin “gjëmën” në emër të tyre.
Ankandi i madh Zgjedhor, qarkullimi kolosal i parave që lëvrijnë nën rrogoz, po e bën punën e vet dhe kërpudha identitetesh politike njëpërdorimshe, po përmbyt tregun e ri politik, që ka një regjizor dhe koordinator të vetëm, kryeministrin dhe kupolën oligarkike që financon fasadën e re.
Thënë të gjitha këto, panorama e sotme është e trishtueshme, por edhe e shëndetëshme, sepse Rama, po bëhet vetë reformatori I Partisë Demokratike dhe i LSI.
Ai po grumbullon mbetejet pa integritet, inatçinjtë dhe sabotatorët e padukshëm dhe të panjohur të këtyre subjekteve, karieristët e zhgënjyer, e më the e të thashë.
Në të vërtetë, pjesa dërmuese e tyre, e personave “gurë fasade” e sistemit të kalbur që po bie dhe është sot, mbështetur vetëm mbi supet e Ramës, nuk do të rikthehen më, në strehën e tyre politike, ku hëngrën me lugën e madhe dhe me pirunin bujar të partisë, shumë e shumë vite rresht dhe kjo e lehtëson Opozitën. Tani, Opozita, nëse di dhe nëse do, mund të nxjerrë mësime historike dhe të rithemelojë strukturat e veta të dëmtuara nga tradhëtia. Të ftojë në rresht të parë personalitete dhe idealistët, sigurisht kjo ndodh, nëse mundet ti frymëzojë ata, kjo është sot e vështirë, por ndoshta jo e pamundur.
Ndërsa ata, apo këta të “fasadës” së sotme: “Zgjedhje të Lira dhe Pluraliste”, po shkojnë me një lugë edhe më të madhe dhe me cfurk në vend të pirunit, që ta hanë e të fryhen, te Gjelltorja e madhe e Maxhorancës, duke kafshuar nga ushqimi dhe llokma e tyre…
Por shpejt, pasi të përfundojnë “misionin” e tradhëtisë, I presin surpriza, se do fillojë shpejt tallja dhe përbuzja me ta, e më pas rruga e madhe.
Kështu ka ndodhur gjithmonë, tradhëtinë e duan të gjithë, ndërsa tradhëtarët nuk i do askush, sepse bëhet gjithmonë pyetja: “Kur tradhëtove shokët e tu, përse nuk më tradhëtoke edhe mua?”
Kryesorja është se situata është e mbarsur keq, rënia e Ramës do të jetë një proces i kushtueshëm dhe dialektika e do, që të gjithë ata që kontribuan për mbrritjen deri këtu të këtij personi të dëshpëruar dhe krejt pa skrupuj tashmë, do të paguajnë pjesën e tyre të majme dhe të dhimbshme.
Sikundër dhe po e bëjnë, qofshin sot në Pozitë, apo në Opozitë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...