Kandidimi i Arta Markut si shpërblim për dosjen 339 dhe të tjera të “pazbardhura”

Premte, 03 May 2019 18:56

Që pas votimit me 140 deputetë të ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi, ajo është goditur qoftë si reformë, qoftë si konsensus, që në themel nga Rilindja. Por, sigurisht si në aspektin ligjor ashtu dhe në ndërhyrjen me dhunë të politikës së rilindjes skena më e shëmtuar dhe përdhosja e kësaj reforme ishte zgjedhja e Arta Markut si kryeprokurore.
Rilindja në një formë perfide për të mbuluar faktin se ishte pjellë e saj si propozim, për të mbuluar faktin se këtë prokuror e urdhëronte Ulsi Manja , nisën nga ana propagandistikës të trumbetojnë përkatësinë e saj dhe familjes, të të persekutuarit politik të komunizmit. Pa bërë analizën psiko-analitike të sajin se nuk është objekt i këtij artikulli, por për fat lexohet në portret inferioriteti, një person me prejardhje nga ajo vuajtje nuk do të pranonte kurrë të zgjidhej si kamxhik i njërës palë për t’u bërë qefin tjetrës, aq më tepër kur na prezantohet se e ka provuar punën e kamxhikut. Asnjë person me personalitet dhe integritet profesional dhe profesional nuk do ta pranonte zgjedhjen në parlament nën atë përdhosje të atij institucioni dhe të konsensusit të arritur për atë reformë. Por zgjedhja e saj e njëanshme me 69 vota dhe në atë skenë ku demokracia goditej nga duart e rilindjes me Artën si kamxhik ishte parathënia e asaj që do të vinte më pas.
Ai lloj inferioriteti dhe ajo lloj gjetjeje personi më së miri u kuptua tashmë jo nga një vështrim i përciptë por puna dhe qëndrimi i saj tregoi se ajo ishte një mburojë e fuqishme e skandaleve të njëpasnjëshme të bandës së Rilindjes. Të mos flasim për të tjera por mjafton vetëm dosja 339 dhe 184 skandali i unazës me 42 milionë euro për 2 km gjatësi dhe ajo që të lë pa fjalë është një fakt tjetër edhe më skandaloz i trishtueshëm që nuk ka të bëjë vetëm me skandale e qeverisë por me faktin që inferioriteti ii saj u pasqyrua më së miri në qëndrimin ndaj opozitës.
Ky njeri i përkohshëm, bashkë me shoqen e saj që e vuri kryeprokurore te Krimet e Rënda skandal pas skandali nuk ka nisur asnjë hetim, por nuk përtuan aspak të nisni çështje ndaj opozitës dhe liderit të saj. Për këto dhe për shumë e shumë të tjera që koha shumë shpejt do ta vërtetojë, ky person që diti vetëm të mos bëjë asgjë , diti vetëm të heshtë, mori shpërblimin e të qenurit në listën e KLP-së së Ibrahimit për kryeprokurore. Kur mjafton të përmendet dhe emri i saj dhe krimi i organizuar e ndjen veten jo të qetë por të motivuar për të vazhduar më tej./ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 10:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...