Dëshpërimi i një kryeministri në ikje

Saturday, 04 May 2019 11:14

Vendi është në një situatë të paprecedentë më parë. Që prej 6 vitesh, qëkur ky sekt i rrezikshëm që quhet Rilindje mori pushtetin Shqipëria ka ecur në mënyrë të pandalshme drejt greminës.

Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Jemi në një krizë totale kushtetuese. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe gjykatat e tjera nuk funksionojnë.

Shohim sesi rinia e braktis vendin çdo ditë vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikojmë sesi shqiptarët jo vetëm nuk kanë më para të paguajnë faturat e dritave dhe ujit por varfëria është ulur këmbëkryq dhe nuk po ushqehen dot.  Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese.

Dhe në të gjithë këtë situatë kemi një Kryeministër që vetëm me këmbë në tokë që nuk është. Si në një realitet tjetër, kushedi se në çfarë efekti, Rama nuk shikon asnjë prej këtyre rreziqeve që po has vendi, përkundrazi në kokën e tij pikturohet një mrekulli e vërtetë.

Por duke parë fjalimin e djeshëm të Kryeministrit në Lezhë kupton fare qartë se gjendja e tij nuk lidhet fare me atë çfarë ai besoj apo çfarëdolloj efekti. Thjesht dhe vetëm Rama është në gjendje vërtet të vështirë psikologjike dhe gjithçka ai thotë është si rezultat i dëshpërimit të madh që e ka pllakosur dhe thjesht nuk po e pranon se ditët e tij kanë përfunduar dhe po ikën.

Teksa fliste dje në Ishull-Lezhë për një Shqipëri të jashtëzakonshme turistike, një zhvillim të paparë që po kapim edhe standardet e Evropës, Rama tha se edhe protestat e opozitës do të trajtohen si atraksione turistike.

Kjo tregon qartë se sa rëndë është ky njeri. Se sa i dëshpëruar është! Po si mundet një vend që konsiderohet nga mediat ndërkombëtare si ‘Kolumbia” e Evropës të mund të jetë një destinacion i preferuar turistik? Si mundet që një vend ku vidhen 10 milionë euro brenda në aeroport dhe vetëm mos interesimi i kriminelëve bën që të mos e merrnin peng avionin, si mundet ky vend të jetë i preferuar për turistët e huaj?!

Rama mendon se duke anashkaluar realitetin do të zgjasë akoma agoninë e pushtetit të tij. Është mirë për Shqipërinë sigurisht, por edhe për të dhe bandën që ai drejton, që ta kuptojë sa më parë se tashmë është i marrë fund dhe absolutisht asnjë fjalim qesharak, që e tregon qartë dëshpërimin që i ka pllakosur nuk mund t’i shpëtojë. /55news.al/

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 13:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...