FMN në alarm, Rama- vjedhja vazhdon

Hënë, 06 May 2019 16:38

Fondi Monetar Ndërkombëtare dha sërish sot alarmin për borxhin në rritje të Shqipërisë. Nuk është hera e parë që ky organizëm ndërkombëtar financiar ka apeluar ndaj qeverisë shqiptare për uljen e detyrimeve, por Rama ka bërë të kundërtën.

“Teksa borxhi publik nuk po ulet dhe detyrimet e prapambetura po shtohen, qeveria shqiptare duket se nuk ka më mjete për të përmirësuar situatën”. Kështu la të kuptoje sot Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë në një komunikim me median në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes.
Martinj tha se diskutimet me autoritet shqiptare u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek rrisqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të vendit. Deficiti fiskal do të rritet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, por edhe nga dobësitë në të ardhura, tha shefi i FMN-së. Qeveria Rama raportoi se borxhi i Shqipërisë ishte 67.1% në fund të vitit 2018, por me një hile duke mos përfshire detyrimet e prapambetura në përllogaritjen e borxhit, ndërsa Fondi i përfshin e ndërsa detyrimet vetëm po rriten.
Me e renda dhe me shqetësuesja është fakti se politika fiskale ka shumë pak hapësire për të mbuluar detyrimet e prapambetura dhe detyrimet që lindin nga PPP-të, fakt ky i nënvizuar sa herë nga ekspertet e FMN. Qeveria Rama thuajse po e jep te gjithë ekonominë me koncesion, nje ekonomi e cila nuk performon si duhet. Demi i qeverise Rama bëhet në dy drejtime; dhënia e shërbimeve me koncesione krejt e panefvojshem dhe spikasin ato në shëndetësi, si dhe sektorët të tjerë të ekonomisë. Shteti shqiptar ndër vite ka transferuar pronat publike në duar të privatit përmes dy mënyrave, dhënie me koncesion, ose Partneritet Publik Provat.  Marrëveshjet disavjeçare arrijnë 223 kontrata koncesionare dhe të Partneritetit Publik Privat me një vlerë prej 504,8 miliardë lekësh. Ndërsa për vitin 2018 janë 8 kontrata të reja. Në total këto kontrata e kanë faturën 661,594,257,243 lekë.
Ekspertet kane hulumtuar mbi kontratat koncesionare apo të Partneritetit Privat Publik, të cilat janë lidhur ndër vite. Hulumtimi bazohet tek të dhëna për kontratat apo marrëveshjet koncesionare sipas një evidentimi të bërë në dokumentin Relacioni për Projektbuxhetin e Shtetit 2018.  Kontratat janë ndarë sipas sektorëve ekonomikë. Referuar hulumtimit sektori i energjisë dominon kontratat në fjalë me 75% të totalit të vlerës. Në total, ky sektor numëron 185 nga 223 kontrata me një vlerë prej 379.4 miliardë lekësh. Të gjitha kontratat koncesionare të këtij sektori janë të llojit ndërtim, operim dhe transferim/mirëmbajtje hidrocentrali.
Sektori i dytë me peshë më të lartë për sa i përket vlerës së kontratave është transporti me 7 për qind të totalit të vlerës së kontratave, apo 37.5 miliardë lekë. Ky sektor numëron 14 kontrata koncesionare të ndara sipas llojit në tri kontrata shërbimesh dhe 11 kontrata të ndërtimit, operimit dhe transferimit. Kontrata me vlerën më të lartë në këtë sektor është ndërtimi, operimi dhe transferimi i aeroportit “Nënë Tereza”, me një vlerë prej 9.3 miliardë lekë.
Sektori i shëndetësisë është sektori i tretë me peshën më të lartë për sa i përket vlerës së kontratave të këtij sektori ndaj totalit të shumës së të gjitha kontratave. Të gjitha kontratat e këtij sektori janë me mbështetje buxhetore. Në sektorin e shëndetësisë janë lidhur katër kontrata shërbimesh: ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, materiale mjekësore sterile njëpërdorimshme në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale, shërbimi i hemodializës, ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up), ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore. Në total vlera e koncesioneve e këtij sektori llogaritet 34.2 miliardë lekë.
Sektori i tatimeve dhe dogana ka një faturë koncesionare prej 28.1 miliardë lekë. Ky sektor numëron dy kontrata shërbimesh: financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë me vlerë 27.6 miliardë lekë. Shërbimi i markimit dhe monitorimit të karburanteve me vlerë 475 milionë lekë.
Sektori i mjedisit ka lidhur kontrata me vlerë 25.4 miliardë lekësh. Ky sektor ka tri lloje kontratash të lidhura: një kontratë shërbimesh menaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjorë, arror në fidanishten shtetërore të Cërrikut, Elbasan; tri kontrata të llojit ndërtim, operim dhe mirëmbajtje, të cilat marrin mbështetje nga buxheti i shtetit. Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të përpunuar të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan. Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë, inceneratori i Tiranës dhe një kontratë koncesionare shfrytëzimi: shfrytëzimi i burimit ujor “Sasaj, Bunec”, Sarandë. Inceneratori i Tiranës ka vlerën më të lartë të këtij sektori prej 18.3 miliardë lekësh dhe është një kontratë që do të marrë mbështetje nga buxheti i shtetit.
Sektori i bujqësisë është sektori me më pak peshë për sa i përket faturës koncesionare me vlerë prej 1.9 milionë lekë. Lloji i kontratës së lidhur është ndërtim, operim, transferim për kultivimin e ullirit deri në 1000 ha, në Kavajë.
Kontratat e reja
Për vitin 2018 janë parashikuar 8 kontrata të reja koncesionare të ndarë sipas sektorëve: 1 në sektorin e arsimit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 6 në sektorin e transportit. Në sektorin e arsimit parashikohet ndërtimi me koncesion i 17 shkollave në Bashkinë Tiranë me një vlerë prej 6.4 miliardë lekë. Ndërtimi, operimi, transferimi i Spitalit Rajonal Fier me koncesion ka një vlerë prej 9.5 miliardë lekësh. Në sektorin e transportit për 2018-ën parashikohen të fillojë ndërtimi me koncesion për këto projekte: ndërtimi dhe operimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, ndërtimi dhe operimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, ndërtimi dhe operimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë, ndërtimi dhe operimi i rrugës Milot-Balldren, ndërtimi dhe operimi i rrugës Orikum-Himarë, ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit si dhe i Ndertimit te Teatrit Kombetar.
Rekomandimet e FMN
Në rekomandojmë uljen e rreziqeve fiskale. Specifikisht në mendojmë se korrigjimet duhet të vijnë nga të ardhurat fiskale, pasi shpenzimet nuk mund të ulen më tej. Ai tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për  uljen e detyrimeve të prapambetura, dhe për rimbursimin në kohë të TVSH-së.  Stoku duhet të shlyhet sa më shpejt të jetë  i mundur, tha Martinj. Ai tha se duhet përmirësohet administrimi i borxhit dhe rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra 3 dhe 6 mujore. FMN sugjeroi se duhet nxitur reforma për krijimin e një tregu likuid të brendshëm. Ai tha se nxit autoritetet të ulin rreziqet nga kontrata koncensionare PPP nëpërmjet ndryshimeve të fundit ligjore dhe të pezullojnë propozimet e pakërkuara. Kufizimi i rreziqeve fiskale kërkon përmirësim të administrimit të kompanive energjetikë dhe autoritetet duhen të çojnë më tej reformat në sektorin e energjetikës, tha përfaqësuesi i Fondit. Nevojiten masa të mëtejshme për të reduktuar rrisqet që vijnë nga sistemi financiar, duke zbatuar kuadrin ligjor mbi falimentin.

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...