Foto sa 1000 deklarata

Premte, 10 May 2019 16:57

Nga Qemal SAKAJEVA
Brenda një jave, nga 30 prilli kur u mblodh Samiti i Berlinit dhe 8-9 maji 2019 që pasoi me Procesin e Bërdo - Brione (Brdo-Brijuni) në Tiranë, shihej aq qartë se si “nëpër këmbët” e Bashkmit Europian sillen ngatërrueshëm të ashtuquajturat vende të Ballkanit Perëndimor. Përjashto përcaktimin gjerman me ndikim të menjëhershëm, se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të shtrohet çështja e ndryshimit të kufijve (nuk dihet a ka vdekur kjo ide?!), pjesa tjetër e përmbajtjes mund të shpjegohet edhe përmes fotove.

auto_59144707_1154881837969562_2620260827466301440_n-1-852x4601556611061-770x416.jpg
Fotografia zyrtare “më e disiplinuar” ishte ajo e Berlinit: në qendër gjendet përbashkuese Kancelarja Angela Merkel, por problemi shpërfaqet në skaje. Krejt në të majtë është Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në plan të dytë pas tij, të kundërt rreth çështjes - domëthënë Kosova. Në skajin tjetër në të djathtë është Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç në plan të dytë, por të përputhur rreth çështjes - domethënë Serbia. Të gjithë thanë deklarta vetëm të përsëritura. Brukseli: këto shtete e kanë vendin në BE. Liderët e ftuar u përgjigjen: duam të integrohemi sa më shpejtë në BE. Deklarimin më të vrazhdë e bëri Serbia me ministrin e mbrojtjes Aleksandar Vulin që nga Beogradi: ne nuk do “... t’iu lutemi atyre për të hyrë në Union” dhe se “nëse nuk na duan, ka aleanca të tjera ...”, që në Bruksel e dinë për cilën fuqi bëhet fjalë. Por të dy vendet fqinjë - Kosova dhe Serbia - protokolli i ka vërvitur në dy skajet e fotografisë, siç mbahen larg shkrepësja me benzinën. Bota e ka parë se Serbia ishte shkrepësja që i vuri flakën Kosovës.

vucic-meta.jpg

Kurse në Tiranë një fotografi e shërbyer ngjante si në skeçet politike të programeve të humorit. Në krah të Presidentit Ilir Meta ishte Presidentja kroate Kolinda Grabar- Kitaroviç dhe Presidenti slloven Borut Pahor. Presidenti Aleksandër Vuçiç u ftua të zinte vend për një foto mes tyre. Por presidenti shumë shtatlartë serb e shtriu hapin e madh edhe më fort e u largua duke kundërshtuar të fotografohej me ta. Meta me dy duart shtrënguar përpara vetes e ndjek me vështrim keqardhës; Kitaroviç e fton me zë dhe zgjat krahun e majtë duke i treguar ku të zinte vend; ndërsa Pahor e vështron i habitur në një qëndrim thuajse i shtangur me duart puthitur pas trupit. Por Vuçiç largohet më shumë se shpërfillës: thjesht me arrogancë.

Screenshot_2.jpg

Foto tjetër, e shkrepur në Tiranë, është kjo: Presidenti Hashim Thaçi dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç shtrëngojnë duart, ndërsa përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian Federica Mogherini mes tyre e vështron Vuçiçin në bebe të syrit. Por fotografia është një Déjà vu zhgënjyese e shërbyer shumë herë gjatë 5 vjetëve nga Brukseli. Qysh nga vera e vitit 2018, kur u shërbye ideja për korrigjimin e kufirit, deklaratat e përsëritura të Vuçiç, daljet e shumta të Thaçit dhe mbështetja e Federica Mogherinit, e bëjnë këtë foto të mos të të pëlqejë fare. Sepse: Thaçi qe bashkuar me idenë e Vuçiç për përcaktimin mes serbëve dhe shqiptarëve me korrigjimin e kufirit, ndërsa Mogherini po e mbyll mandatin duke dështuar plotësisht në misionin ndërmjetësues, ajo përkrahu idenë e rrezikshme të Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe kërkoi që pasuritë e Trepçës të viheshin në tavolinën e bisedimeve.
Rasti i katërt nuk ka foto, por mund të përfytyrohet. Presidenti Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në drekën e shtruar nga Presidenti Ilir Meta, në të cilën merrnin pjesë edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç si dhe Presidenti i Bosnjë- Hercegovinës Milorad Dodik.
Samitet e BE nuk kanë të numëruar. Deklaratat e idhëta thuhen me ëmbëltim për t’u kapërdirë dhe mbajtur pas vetes këto vende. Por i vetmi shtet që ia përplas Brukselit është Serbia, siç edhe Vuçiç tha: ”Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve, se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”. Ec e mos i jep të drejtë Haradinajt kur thotë se taksa 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë nuk hiqet!
Këto foto shprehin më shumë se 1000 deklarata. Ato tregojnë se sa larg gjendet integrimi me një Serbi problematike.

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...