Një përgjigje për hienat e kuqe

Hënë, 13 May 2019 13:42

Nga Reshat Kripa

Nuk është në karakterin tim të zhvillojë polemikë, por nuk mund të hesht kur një grup hijesh të vetëquajtur “veteranë të luftës nacional-çlirimtare”, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me veteranët e vërtetë dhe ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit apo drejtorë të burgjeve komuniste botojnë deklarata të paskrupullta, si ato të botuara në fletushkën social-komuniste “Dita”  në të cilat kërkojnë të denigrojnë figura të shquara të inteligjencës së sotme  që rrjedhin nga shtresa më e nderuar e shoqërisë shqiptare, shtresa e të përndjekurve politikë nga rregjimi komunist.              

Këtyre monstrave, mbeturina të kalbura të sistemit komunist, na u qenka prishur qetësia nga botimi i një libri mbi krimet e komunistave gjatë luftës së dytë botërore apo nga kujtimet e disa të burgosurve politikë mbi genocidin komunist të ushtruar mbi ta nga drejtuesit kriminelë të burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar.                                                                                            

Çudia më e madhe është se libri për të cilin bëjnë fjalë ata është botuar nga Instituti për Studimin dhe Pasojat e Krimeve Komunste, me miratimin e bordit të tij drejtues, qysh në vitin 2015 dhe vetën tani, pas gati pesë vjetëve, na u kujtuan këto monstra ta kundërshtojnë, madje edhe në një seancë parlamentare ku në krye të tyre ishte një ish-gjykatës komunist që ndërgjegjen e tij e ka të ngarkaur me dhjetra krime që arriti deri sa të kërkonte edhe shkarkimin nga detyra të kryetarit të kètij instituti. Përse me kaq vonesë? Por çuditërisht, kërkesa e tij mbeti një flluskë sapuni, pasi Kuvendi i Shqipërisë, ku shumicën e kanë socilistët, miratoi raportin e paraqitur nga drejtori i institutit.                                                                               Këto hiena na qenkan shqetësuar sepse, sipas tyre, na qenka përgojuar lufta nacional- çlirimtare dhe dëshmorët e saj. Por, në të vërtetë, a kishte kriminelë në rradhët e lëvisjes së ashtuquajtur nacional-çlirimtare? Për të sqaruar më mirë këtë problem le të hedhim vështrimin prapa, në vitet e zjarrta të luftës, kur në Shqipëri përballë fashizmit  qëndronin dy forca kryesore. Nga njera anë forcat nacionaliste të përfaqësuar nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti, të udhëhequra nga Mit-hat Frashëri dhe Abas Kupi, ndërsa nga ana tjetër Fronti Nacional-Çlirimtar i udhëhequr nga figura më e errët që ka nxjerrë ky komb, Enver Hoxha, prapa të cilit qëndronin jugosllavët me përfaqësuesit e tyre Mugosha dhe Popoviç, për të gllabëruar Shqipërinë ose në pamundësi të saj Kosovën martire.                                                                                                   

Interesi i atdheut kërkonte bashkëpunimin e këtyre dy forcave dhe ashtu u bë. Janë të njohura betejat e përbashkëta kundër fashizmit, ku u vranë djem nga të dy palët. Mund të përmendim këtu Selenicën Llakatundin, Gjormin, Drashovicën dhe vende të tjera në të gjithë Shqipërinë. Kjo gjë bëri të mundur organizimin e Konferencës së Mukjes, më 1-2 gusht 1943, realizimi i së cilës do të kishte bërë të mundur që pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri të ishin vendosur qysh më 28 nëntor 1944.                                                                                                                   

Por komunizmi, që nuk ishte tjetër veçse një variant më i egër i fashizmit, nuk mund të pranonte një gjë të tillë. Pa u tharë ende boja me të cilën u nënshkrua kjo marrëveshje u hodh poshtë nga komunistët. Atëherë filloi lufta vëllavrasëse. Më 10 shtator 1943 në Tragjas vriten tradhëtisht, duke pirë ujë, dy djelmosha nga Sevasteri, Asaf Grabova dhe Ismail Isaj, i pari 28 dhe i dyti 23 vjeç. Ishte dita e parë e vëllavrasjes. Tre ditë më vonë, më 13 shtator 1943, pas provokimit të bërë nga Bedri Spahiu dhe Shemsi Totozani, vriten në përpjekje me italianët, komandanti trim i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica së bashku me 35 komandantë të tjerë çetash. Lufta çlirimtare ishte kthyer në luftë civile.                                                                           

Komunistët kaluan nga një krim në tjetrin. Në Bolenë vriten pranë shtëpisë së tyre një familje e tërë, përfshirë edhe gra, ajo e Sabri, Islam, Bilo, Numan, Mahmude dhe Dyzene Novruzit, si dhe familja tjetër e Peshqeshe, Fako, Bilo dhe Gani Çelomemajt. Në Kuç kriminelët komunistë vrasin në pabesi tetë antarë të familjes Sadikaj: Jupen, Lamen, Isan, Memon, Arapin, Merxhanen, Hetemen dhe Memenë.                                                                                                             

Para syve më del beteja e Goskovës më 19 shtator 1943 midis forcave nacionaliste dhe atyre partizane. Luftëtarët i propozojnë komandantit Safet Butka të sulmojnë forcat komuniste. 

Ai  përgjigjet:                                                                                                                                                    

- Kjo nuk do të bëhet kurrë, sa të jem unë gjallë. Vetëm po të kalohet mbi trupin tim. Në këtë mënyrë, të parin dhe të fundit shqiptar që mund të vrasë, është vetja e ime.                                          

Dhe trimi e mbajti fjalën e thënë. Ai nuk mund të qëllonte kundër vëllezërve të tij, paçka se kishin bindje të kundërta me  të. Përpara këtij fakti tragjik, vrau veten.                                           

Para syve më del gjithashtu figura heroike e Hysni Toskës, pjesëmarrës i çetave të 1911—1912-ës,  shpalljes  së  pavarësisë,  pjesëmarrës i  luftës  së  Vlorës,  deputet  i  parlamentit shqiptar e të tjera kur mbetet i rrethuar nga forcat e komanduara nga Neshat Hysi, në banesën e tij  së bashku me gruan Rabijen, vajzën Ervehenë dhe djalin Skënderin. Të katër qëndrojnë duke luftuar si burrat. Në fund, për të mos u dorëzuar Hysniu vret veten, ndërsa Skënderi mundi të ikë, por kapet pas disa ditësh dhe pushkatohet. Erveheja mbetet e plagosur në shtëpi. Kriminelët i djegin edhe shtëpinë.                                                                                                           

Një epope më  vete  është  edhe  beteja  e  Dukatit  në  Vlorë  më  30 nëntor  1943. Batalionet “Asim Zeneli“, “Halim Xhelo” dhe “Antonio Gramshi“, sulmojnë fshatin në pabesi natën. Forcat nacionaliste, të komanduara nga trimi Maliq Koshena i përgjigjen zjarrit me zjarr. Komunisti Myrto Sadiku nga tërbaçi i drejtohet dukatasit Murat Bodo:                                        

- Hidhe armën, fashist i ndyrë!                                                                                             

Ndërsa Murati i përgjigjet me bejte:                                                                                    

- S’jam fashist por i dukat,                                                                                                                 

As ti rus, por i tërbaç,                                                                                                                        

Po na qenka taksirat,                                                                                                                          

Që na vjen, na vret në prak!                                                                                                         

Në këtë betejë vriten njëzetetre djem, pesëmbëdhjetë partizanë dhe tetë ballistë. Partizanët detyrohen të tërhiqen, duke lënë të vrarët në fushën e betejës. Populli i Dukatit i varrosi të njëzetetre njeri pranë tjetrit dhe gratë dukatase i qanë së bashku:                       

Korba, na u vranë djemtë,                                                                                                     

Ca këtu dhe ca në çetë,                                                                                                          

Ca në çetë, ca në parti,                                                                                                          

Vaj medet o Shqipëri!                                                                                                           

Për të mësuar se kush ishte regjimi komunist le t’i hedhim  tani  një  vështrim  viktimave  të    shkaktuar    nga   rregjimet   komuniste  në  botë.  Për  këtë  le  t’i  referohemi   librit  “Jashtë   

kontrollit“ të personalitetit amerikan Zbigniev Brzhezhinskij që shekullin e njëzetë e quan “Shekulli i megavdekjes“:                                                                                                     

Lufta e Parë Botërore                         13 milion                                                                   

Lufta e Dytë Botërore                        35 milion                                                                   

Viktima të holokaustit komunist       66 milion                                                                               

Nga këto gjatë periudhës së:                                                                                                 

Leninit                                                      8  milion                                                                  

Stalinit                                                25  milion                                                                              

Mao Ce Dunit                                      29  milion                                                                  

Pol Potit                                          1 milion                                                                   

Diktatorët e Europës Lindorë               3 milion                                                                               

Janë të njohura tashmë moritë e shumta të krimeve të komunizmit. Le të tregojmë disa shembuj të tjerë të nxjerra nga ky libër                                                                                                  

1 milion të ekzekutuar në fund të viteve 20-t                                                                             

1 milion të ekzekutuar dhe 2 milion të vdekur në kampet e punë së detyruar vetëm gjatë viteve 1937-1938.                                                                                                                                      

7 milion fshatar të vdekur gjatë procesit të kolekivizimit                                                      

360.000 robër lufte të vdekur nga konditat e këqija                                                             

140.000 ushtarë polakë të ekzekutuar                                                                                               

200.00 oficerë polakë të ekzekutuar afër Minskut, zbuluar në fundin e viteve 80-të.                  

14.736 oficerë polakë të ekzekutuar  më 5 mars 1940, me urdhër të Berias, shefit të KGVD-së dhe të miratuara nga vetë Stalini si  edhe  10.685  të  burgosur  të tjerë politikë                          

15.000  oficerë  të  tjerë  polakë  të  ekzekutuar  në pyllin e Katinit.                                       

Lezoni këto të dhëna në librin  e  Brzhezhinskijt  dhe  bëni  krahasimin.  Gjatë  dy  luftrave botërore, numri i viktimave ishte vetëm 48 milion, ndërsa gjatë holokaustit komunist ai arriti në 66 milion, shifër që sipas të dhënave të Këshillit të Europës arrin në 100 milion.                         

Në këto çaste nuk ka se si të mos më dalin para syve ato ngjarje të dhimbëshme të ndodhura gjatë periudhës së errët të diktaturës.                                                                             

Në vitin 1977 ekzekutohen dy poetë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, ndërsa vrasësit e tyre sot nderohen  duke arritur shkallët më të larta, si  deputetë  të  Kuvendit  të Shqipërisë, apo duke fituar tituj për veprat e tyre, në një kohë kur duheshin demaskuar.                                                          

Në vitin 1979 në kampin e Spaçit ekzekutohen tre martirë, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, vetëm  se kishin guxuar t’i shkruanin letër diktatorit. Ekzekutuesi i tyre ish-prokuror në Prokurorinë e Përgjithëshme, në një kohë kur duhet të jepte llogari për krimin e kryer.                                                                                         

Në  vitin 1984  në kampin e Qafës së Barit ekzekutuhen dy martirë të tjerë, Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim… e pabesueshme… të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale:  “Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.                                                                                                       

Në vitin 1988 ekzekutohet, me varje në litar, poeti Havzi Nela, me akuzën e plagosjes së një polici. Ekzekutori i tij deri dje ishte Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në një kohë kur  duhej të ishte dënuar.                                                                                                                          

Qershori i vitit 1985. Jorgo Shellua dhe Sotir Nastua, dy të rinj 20 vjeçar nga Narta e Vlorës, tentojnë të kalojnë me not nga Saranda në Korfuz. Diktohen nga forcat e sigurimit, të cilat i ndjekin me motobarkën e mbrojtjes. Por në vend që t’i arrestojnë sipas ligjeve të vendit, i masakrojnë me elikën e motobarkës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, të nesërmen, me urdhër të kryetarit të degës së punëve të brendëshme, i lidhin pas një makine dhe i tërheqin zvarrë rrugëve të qytetit. Pastaj lajmërojnë familjarët e tyre. Apostol Nastua nuk guxoi  të merrte kufomën e të birit. dhe ai u hodh diku në një gropë në Sarandë. Ndërsa Pavllo Shellua e mori parasysh rrezikun. Mori kufomën e të birit por,. kur mbërriti në Nartë e priste e papritura e madhe. Kryesia e kooperativës dhe byroja e partisë nuk e lejuan ta varroste të birin në varrezat e fshatit. I mjeri plak duke mos ditur ç’të bënte, u detyrua ta varroste diku në jalli, duke mos lënë asnjë gjurmë varri.                                                                                                                                           

Leandro Neranxi  ose  Levisi si e  thërrisnin shokët e tij ishte  vetem  32  vjec. Datën e 15 shkurtit te vitit 1988. Shkoi në punë në turnin e dytë dhe nuk u kthye. Familja e priste por ai nuk erdhi. I ati, Milto Neranxi, në mesnatë shkoi në punën e të birit për të pyetur dhe i thanë se ai nuk kishte ardhur fare.                                                                                                                                    

Pas dy ditësh në mbrëmje në shtëpi vjen operativ Agimi, i shoqëruar nga Spirua, Kryetari i Këshillit të Bashkuar dhe disa policë të tjerë. Kontrolluan dhe bastisën gjithçka. Së fundi Agimi pyeti se ku ndodhej fotografia e gjyshit. Ishte  nje  fotografi  e madhe e vjetër e vendosur në kornizë. Ia treguan. E mori , e nxorri nga korniza dhe prapa saj gjeti një letër të cilën e futi në xhep.       

Pas disa ditësh Milton e njoftuan  se djali gjoja ishte arratisur në Greqi.                                   

Ati i mjerë donte të sigurohej. Shkoi në Vlorë dhe në Tiranë, në degën e punëve të brëndëshme dhe në ministri. Por kudo mori të njëjtën pergjigje. Atëherë i shkroi një letër një kushuririt të tij që jetonte në Greqi. Ai u interesua dhe mbas një farë kohe i ktheu pergjigjen. Djalit nuk i gjendej asnjë shenjë. Atëhere iu forcua bindja se djalin ja kishin zhdukur. Një gjë të tillë ia forconte më tepër edhe një episod që ia kishte treguar djali para ca kohe.                                     

Një ditë djalin e kishte thirrur Agimi në hotel “Adriatikun” në Vlorë. Atje Pirrua, nënkryetari i deges, i kishte kërkuar që t’i dilte dëshmitar Lea Dhimojanit që ishte arrestuar disa  muaj  më  parë.  Djali nuk pranoi. Atëhere filluan ta torturojnë. E mbajtën dy ditë. Kur u kthye në shtëpi dukej i shpërfytyruar. Pas  dy muajsh ata e morën për të mos e kthyer më. Edhe sot fëmijtë e Leandros kërkojnë të gjejnë eshtrat e të atit të tyre por më kotë.                                                                 

Pas këtyre përshkrimeve dua t’i pyes këto hiena:                                                                                  

A mos vallë nuk janë krime këto që përshkrova më sipër? A nuk ishin pjestarë të lëvizjes naconal-çlirimtare këta kriminelë? A nuk ishin pasardhësit e tyre ata që gjykuan, dënuan, pushkatuan apo varën mbi 6000 të ekzekutuar me ose pa gjyq në periudhen pasi u vendos diktatura komuniste? Kush të mundet prej tyre, po të ketë kurajon, le të më përgjigjet.              

Do të kalojnë vitet dhe mjegulla e  errët  që  ka  mbuluar  vendin  do  të  shpërndahet  dhe

atëherë do të ballafaqohen me njëra-tjetrën patriotizmi dhe tradhëtia. Le t’ia lemë historisë së

vërtetë që t’i thurë lavde patriotizmit dhe të dënojë tradhëtinë.

Në këto çaste para syve më dalin fjalët e arta që më ka thënë një miku im:                    

-    Shqipëria do të bëhet kur në krye të vendit të dalin  fëmijët  e  atyre  prindërve  që kanë lindur pas viti 1990.                                                                                 

Unë besoj në këtë sentence

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 13:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...