Analisti britanik: Merkel ndaloi korrigjimin e kufijve në Ballkan

Tuesday, 14 May 2019 09:37

Publicisti dhe analisti i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, Tim Judah, ka folur për idenë e korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti thekson faktin se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai. Kjo ide (shkëmbimi i territoreve) sipas analistit shoqërohet me analiza të ndryshme, ku theksoi se ka edhe prej atyre që e mbështesin.

Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.

analisti britanik

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 18:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...