VIDEO/ Poezia e Flutura Açkës që rrëqethi turmën gjatë protestës. Çfarë humbët dje nga tubimi

Tuesday, 14 May 2019 17:17

Protesta-marshim e opozitës përveç një demonstrimi ‘forcës së numrave’, u shoqërua dje dhe me një interpretim artistik.

Poezia e Flutura Açkës ka rrëqethur turmën, pas interpretimit që iu bë në publik nga Taulanda Jupi, përfaqësuese e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


Poetja disa ditë më parë ka shprehur mbështetjen e saj për protestuesit e opozitës, duke i dedikuar në vargje mendimin e saj.

SHIKO VIDEON

Poezie e Flutura Açkes rrenqeth turmen ne protesten e opozites on Vidnews.

Teksti i poezisë së Flutura Açkës

Nën gaz Tirana e pagaz

Ti shkel mbi ta me thundër,
me sarkazmë,
me hekurbeton,
me oxazepine i verbon,
me taftatë e grave të mira të vendit tim,
që të dinë të mirë,
e t’duartrokasin me pahir,
përgatit qefinë.

Me helm ua ngjyen natën,
në shijen e darkës ua tret t’idhtën nikotinë,
me të fundmet grahma të durimit,
thur haluçinimet e tua në cyber space,
me tënden rutinë.
Me rruazat e syve të fëmijëve,
që diell ëndërrojnë,
thur zinxhirë të rinj errësire,
një të re plojë.

T’mbyllta duken dritaret,
ajri i natës vika era përzhimë,
a i ndien,
apo s’ta ndjen?

Me marka kollaresh të shndritshme,
var shpresën e tyre çdo ditë,
nuk harron t’u veshësh,
xhaketa dalëboje batutash,
trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,
me fjalor ngjyrëeurope,
me zhargon rrugërie qesëndis,
me huqin e kumarit me djajtë,
n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.

Ti llapaqeni shik i pleqënisë,
që kohët moderne parlament i thanë,
ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,
si faraonët mbi Nil, masturbon mbi Lanë.

Ti tani je qenie pa liri,
cub, që nga fermenti i luksit qelbesh bërsi.
Me farë djalli, ti farë djali,
gjithë ditën e lume loz me tënden rraketake,
dhe ngjyen me britma makinën e memories së Atdheut,
të lodhur nga plagët n’fytyrë e n’shpinë.

Në gjah ke dalë,
mes parkut fantazmë të kullave të tua,
me pemë betoni të zëna në kurthin e dhunës,
aty, zagarët e tu nën orgazma kimike,
t’i lëpijnë të lumtur lustrinat e luksit,
pushtetin tënd prej rëre,
dehjen diabolike.

Me ç’materie të prishur,
mbushur silikoni i kafkës tënde,
ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,
që veç thyejnë e shqyejnë,
tymosin e zhbëjnë,
thërrmojnë e ngjyejnë,
helmojnë e fyejnë,
shpëlajnë e lyejnë,
durimin tonë.

Trembur, zhveshur kujtese qyteti,
mbulohet me petka të hidhura ëndrrash,
por ti s’e sheh,
shpejt nata në ufëm do pëlcasë:
Zot, Ajme!
Ku je?

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shtyhet për të dhjetën herë seanca për Arbër Çekajn

Aktualitet

Shtyhet për të dhjetën herë seanca për Arbër Çekajn

Shtyhet për të dhjetën herë seanca në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Arber Cekaj, Donaldo Lushaj, Armand Pezaku. Të pandehurit akuzohen për trafikun e 613 kilogram kokaine të...

Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe...arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 8 të tjerë

Aktualitet

Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe...arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 8 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale, një prej tyre një rast i rëndë i dhunës në familje. Burime zyrtare bënë me dije se nga...

Selim Selimi, Ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

Bota Shqiptare

Selim Selimi, Ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

Z. Selim Selimi pranoi detyrën e re për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, në qeverinë e Avdullah Hotit. Sot zyrtarisht është bërë pranimi i detyrës nga Ministri i Drejtësisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!