Zoti Borchardt, lexojeni dhe “Teknika e Grushtit të Shtetit” të Curzio Malapartes

Premte, 17 May 2019 21:23

Sot ambasadori i OSBE-së në Tiranë z. Borchardt mbajti një fjalë në konferencën ndërkombëtare shkencore “Fytyra e armikut të popullit gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri 1944-1990”. Sigurisht fjalimi ishte përgatitur mirë, që nga origjina e fjalës “armiku publik” e duke nisur me diktatorin Neron dhe prekeshin të gjitha pikat kyçe dhe personazhet e gjakderdhjes në emër të këtij koncepti nga Robespieri, ishte bërë kujdes që të prekej masakra e Vendee, ishin prekur Zhan-Zhak Ruso, Idetë totalitare, Hitleri, Lenini, Mao, Pol Poti, Enver Hoxha.
Ishte bërë një përpjekje për t’i hedhur doza të letërsisë duke përmendur shkrimtarin norvegjez Henric Ibsen dhe dramën e tij që mban titullin “Armiku i Popullit”. Dhe ishte kaluar në situatën e krizës në Shqipëri me një tentativë “finese” duke përmendur Karl Popperin. Shumë emra, shumë ide, shumë ujëra historikë dhe filozofikë për të arritur në një pikë të situatës në Shqipëri ku me përjashtim të Borchardtit dhe sektit të Rilindjes të gjithë e kanë të qartë se ç’po ndodh brenda dhe jashtë vendit.
Z. Ambasador!
Të gjithë personazhet që ju përmendët si diktatorë dhe përgjegjës të gjakderdhjeve historike nga Lenini te Hitleri, Pol Poti tek Enver Hoxha, krimi i parë që kryen dhe i bashkon, ishte eliminimi i opozitës. Të gjithë këta në agimin e karrierave të tyre, ABC-ja e gjakderdhjeve të tyre ka qenë asgjësimi i opozitës. Politikat e tyre në kontekstet kohore dhe në rrethanat ku janë zhvilluar, gjakderdhja e parë që bënë, eliminimi, asgjësimi i parë ishte asgjësimi i opozitës. Pra i zërit kundër i cili u cilësuar armik i popullit. Duke pasur parasysh diktatorë dhe kontekste kohore të cilat përsëriten në rrethana të tjera në shekuj dhe dekada që pasojnë është me interes z. Ambasador një autor tjetër i jashtëzakonshëm Curzio Malaparte që ka shkruar “Teknika e grushtit të shtetit”. Në këtë libër do të gjeni material shumë të bollshëm mbi rrugët dhe taktikat e Rilindjes, ky sekt që Shqipërinë e ka marrë peng dhe do të kuptoni se taktikat janë po ato dhe fytyrat e diktatorëve ndryshojnë vetëm. Ky autor ka shumë libra dhe gjenialiteti i tij ashtu si të gjithë gjenive i paraprijnë kohërave dhe ngjarjeve dhe transmetohet dekadë pas dekade dhe mbetet po aq i vërtetë vepra dhe mesazhi si në ditën që është shkruar.
“Taktika e grushtit të Shtetit” në penën e Malapartes jo vetëm që të shpjegon si një hartë tejet e saktë nisjen dhe destinacionin e këtij sekti dhe fundin e tij. Me të njëjtin gjenialitet ka shkruar dhe librin “Lenini, anatomia e një vrasësi”. Pavarësisht viteve dhe kohës kur është shkruar ajo anatomi mbetet po aq e vërtetë dhe gjeniale dhe sot, për të gjithë vrasësit serialë të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqiptarët nuk kanë nevojë për leksionet e diktaturës se vetëm 28 vite kanë kaluar nga krimi makabër që ashtu si sot, në vitet 44-45 nisi me asgjësimin e opozitës.
Shqiptarët e dinë shumë mirë dhe e kanë të qartë. E njohin hijen e diktatorit edhe kur vishet me kollare me topa, me kollare lara-lara, me brekushe apo atlete, e kuptojnë se ndoshta stalinizmi nuk do të vijë më me mustaqe dhe nga Siberia, por ka forma në përputhje me stilin e kohës ku çizmet i ka zënë adiddasi. Shqiptarët e kanë shumë të qartë krimin komunist, i njohin edhe bijtë e tyre që e rikthyen skamjen, varfërinë. Dhe në fillim të shekullit 21 kur qytetarit i ke marrë pasurinë, i ke futur dorën në xhep me taksat, i ke marrë mirëqenien, do të thotë që i ke marrë lirinë. “Teknika e grushtit të shtetit”, për të qenë në koherencë me modernitetin e kohës vjen me falanga krim të organizuar me qeverisje të pudrosur me kokainë, paratë e së cilës blejnë zgjedhjet dhe deformojnë vullnetin e zgjedhësve. 

Ju nuk duhet të jeni palë e taktikave të tilla edhe pse zëvendësi juaj mendon që blerje të tilla nuk e deformojnë rezultatin. Asnjë kombi nuk i ka sjellë gjë tjetër përveçse krim dhe diktaturë, eleminimi i opozitave. Dhuna verbale ndaj tyre në shekullin 21 nuk është premisë e mirë. Gjenialiteti i shkrimtarëve si Malaparte qëndron në faktin se ata janë të vërtetë dhe në kohërat ku jetojmë. Dhe vazhdon të ketë planeti “vrasës serialë” të zgjedhjeve dhe proceseve demokratike./ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 18 May 2019 12:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...