Rama, ky frikacak që kërcënon

Saturday, 18 May 2019 13:01

Edi Rama guxoi sot që në konferencën për shtyp të kërcënojë pafund të gjithë opozitën, në veçanti liderin historik të saj, ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ky Rama është një kryehajdut që ka 21 vite pushtet. Dhe të gjithë këto 21 vite pushtet janë të mbushura me shpërdorimin e tij. Dy dekadat e këtij njeriu janë të mbushura vetëm me 20 përqindsh, sulm dhe skenar ndaj miqve dhe njerëzve që e mbështesin.  Ka vetëm shkelje me këmbë të gjithë imazhit që përfaqëson kombi dhe populli i tij, me ekspozita shkarravinash.

Është një kryetar partie dhe kryeministër që akuzohet për lidhje të forta me krimin  e organizuar por në qoftë se duhet të flitet për origjinën e kësaj çështjeje duhet thënë se ajo daton që në kohën kur ishte kryebashkiak.

20 vite janë mjaftueshëm që ky njeri të shkojë aty ku e meriton pasi është shkatërruesi më i madh i aseteve publike, duke ia falur mediave që i ka kapur dhe oligarkëve. Është njeriu që me djemurinë jo vetëm që futi konceptin e 20 përqindshëshit por e ktheu Tiranën në një geto me stilin “Gërmo dhe vidh”.

Raporti që kishte me krimin e organizuar, që në gjenezë si kryetar bashkie e përforcoi si Kryeministër.  Është i vetmi Kryeministër që përveç dhunës mbi opozitën dhe dëshirën për asgjësimin e saj nuk ka asnjë rezultat tjetër.

Do të mbahet mend si Kryeministri pa asnjë punë publike, i taksave të rritura, i burgosjes së njerëzve për 30 mijë lek energji elektrike, si Kryeministri që iu kap ministri i Brendshëm që i kishte dhënë “me qira” makinën grupit të struktura kriminal.

Do të mbahet mend si kryeministri i 200 mijë hektarëve kanabis, si njeriu që pudrosi qeverisjen e vendit me pluhur kokaine dhe që sot e thërrasin Kryeministri i Kolumbisë së Evropës.

Kërcënimet e sotme vijnë në një moment kur media prestigjioze Bild e hodhi një datë të përgjimit të tij dhe ata që dijnë të lexojnë përmes rreshtave kujtojnë që ka edhe data të tjera. Kryesisht për atë të “Xibrakës”. Prandaj edhe kërcënimi i sotëm, është thjesht kërcënim i një frikacaku që mendon se duhet të frikësojë edhe të tjerët. REDAKSIONALE 55news.al

Modifikuar më Diel, 19 May 2019 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...