Që Vettingu mos të na kujtojë “Plepat”!

E Enjte, 23 May 2019 14:05
Ermal Mulosmani 

 

Kryeministri Rama, në një përgjigje në rrjetet sociale ndaj deklaratave të mëhershme të Presidentit Ilir Meta, e quajti mungesën e Gjykatës Kushtetuese një gjë më të mirë sesa ekzistencën e saj.

“Më mirë bosh nga Vetingu sesa me djallin brenda”, kjo ishte shprehja e Kryeministrit.

Po të ndjekim të njëjtën logjikë, zoti Kryeministër, duhet ta heqim fare sistemin e Drejtësisë. Nëse Vetingu do të jetë rigoroz sa në rastin e Antoneta Sevdarit, nuk do mbetet as gjykatës e as prokuror në këmbë. Shqipëria ka jetuar me ekonomi informale në një periudhë të gjatë kohe. Është shteti i dalë më së voni nga sistemi komunist dhe një nga shtetet më të varfëra të Evropës.

Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shqipërisë  duhen parë si pjesë e këtij realiteti. Nuk mundet të përdorim fjala vjen të njëjtat standarte që përdorim për gjykatësit suedezë apo finlandezë.

Një pjesë e madhe e tyre (gjykatësve, prokurorëve) vijnë nga të famshmit “Plepa”. Plepat, për ata që nuk e kanë idenë se nga vjen kjo fjalë, është një vend në Durrës, në breg të detit, ku u vendos që të shkolloheshin “juristët e së ardhmes” me kurse tre apo 6 mujore. Ishte koha kur po ndërroheshin sistemet dhe ishte krijuar boshllëk i madh. Si tani por për arsye të ndryshme. Partia në pushtet, në ato kohë, formoi juristët e vet, besnikët e Partisë.  Mblodhi nga gjithë Shqipëria dhe siç kishte kurse për shoferë, tornitorë apo mekanikë u krijuan edhe kurset për gjyqtarë!

Siç i bëri edhe Partia e parë gjyqtarë kovaçët partizanë të sapo dalë nga Lufta. Të paaftë profesionalisht dhe lehtësisht të korruptueshëm, këta ishin batakçinjtë më të mëdhenj.

Në vend që të vinim vetullat nxorëm edhe sytë.

Tani jemi në të njëjtat kushte. Vetingu po i hedh në tokë gjykatësit, prokurorët. Në një raport të publikuar së fundmi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) raporton që nga 108 raste të kaluara ka shkarkuar 52! Po t’u shtojmë këtyre edhe rastet e shkarkuara nga Komisioni i Apelimit (KPA) si edhe numrin e atyre që janë tërhequr me vullnetin e tyre nga sistemi, atëherë, numri rritet ndjeshëm.

 Në sistemin e Drejtësisë, të kulluarit, ata që kalojnë vrimën e gjilpërës së KPA dhe KPK do të jetë shumë më i vogël sesa ata që do mbeten jashtë…

Po ku do i gjejmë zëvendësuesit për këta që u shkarkuan?

Ligji parashikon vetëm një mundësi, Shkollën e Magjistraturës. Edhe kjo shkollë u vendos në një vend piktoresk, mes pemëve e gjelbërimit të Liqenit Artificial të Tiranës 😊. Por kjo ishte e vetmja gjë e përbashkët me “Plepat” famëkeq. Magjistratura është me kohëzgjatje të plotë e kritere të rrepta.

Numri i magjistratëve në vit të tretë është 25 sipas faqes së kësaj shkolle. Në vit të dytë janë 15 e në vit të parë akoma më pak, vetëm 10 vetë. Pra, me këtë ritëm, pas tre vitesh i bëjmë vetëm 50 vetë…

Edhe sa vjet duhet të presim ne për të pasë Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, plotësimin e vendeve të pafund bosh në Gjykata të nivelit të dytë e të parë, në Prokuroritë e të gjitha shkallëve?

Apo “më mirë bosh sesa me djallin brenda”?!

Sistemi duket në kolaps. Reforma në Drejtësi nuk duhej të kolapsonte kurrsesi sistemin, presupozohej që të ishte çlirimi i tij nga të padenjët. Kush përfiton nga mungesa e drejtësisë në një vend me kriminalitet dhe korrupsion të lartë? Sa është numri i dosjeve që akumulohen çdo ditë e më shumë në sirtaret e arkivat e Gjykatës së Lartë dhe kush e paguan këtë kosto? A quhet shtet një i tillë kur i mungon elementi gjyqësor në nivele kaq të larta? A e din zoti Kryeministër që për të bërë një ekstradim të një krimineli me damkë, të shumëkërkuar, duhet një vendim i Gjykatës së Lartë? Dhe nëse kjo Gjykatë u shua do të thotë që jemi në parajsën e kriminelëve më të famshëm shqiptarë që janë jashtë terrritorit shqiptar?!

Apo “më mirë bosh se me djallin brenda”

Që mos të shkojmë as në Plepa e as “të rrimë bosh më mirë sesa me djallin” është një zgjidhje. Të mbajmë në sistem më të mirët e atyre që kemi duke ruajtur institucionet kryesore. Pra, të heqim më të këqinjtë për aq sa kemi mundësi të zëvendësojmë. Vitin e parë të heqim 25 më të korruptuarit, vitin e dytë 15 e kështu me radhë.  

Apo t’i marrim oficerët e policisë gjyqësore dhe ndihmës gjyqtarët e ti bëjmë prokurorë e gjyqtarë?!

Mu kujtuan qershitë e Nastradinit…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...