Axhenda e pështirë e TVSH-së

Hënë, 03 June 2019 21:58

Nga Klodian Tomorri

Televizioni publik ka transmetuar mesditën e kësaj të hëne një film me metrazh te shkurtër, fabula kryesore e të cilit ishte marrëdhënia homoseksuale e dy djemve minorenë. Ne film shfaqen dy kalamaj që puthen dhe thonë se ndihen krenar për marrëdhënien e tyre dhe jetën sentimentale që kanë me njeri tjetrin.

Kjo është e pështirë, e ndyrë, e neveritshme dhe madje barbare. Kjo është më e shëmtuar edhe se vetë TVSH-ja.

Qeveria shqiptare takson çdo familje të këtij vendi, përfshirë ato në nevoje, që të subvencionojë televizionin publik. Janë 10 milionë euro taksa në vit, që paguhen nga të varfër dhe të pasur.

Tani pyetja është për çfarë i përdor paratë TVSH-ja? Përveçse i vjedh dhe i shpërdoron, ashtu si çdo ndërmarrje tjetër publike në këtë vend, ça axhende shtyn përpara televizioni shqiptar.

Nëse një nga qëllimet e taksimit të qytetarëve për llogari te TVSH-se është edukimi i publikut, si edukohet publiku duke nxjerrë dy meshkuj 13 vjeçare, që promovojnë homoseksualitetin?

E para, si mund të transmetohet në mes të ditës një film me përmbajtje të këtij lloj, ku subjekti janë minorenët? Kjo duhet të jetë subjekt hetimi nga AMA e ndoshta edhe me sipër AMA-s.

E dyta, fëmijët në atë moshe duhet të kenë vetëm një qëllim, shkollimin dhe të mësuarit për t’u bere njerëz të aftë që nesër t’i shërbejnë shoqërisë. Nuk edukohen fëmijët të lidhin marrëdhënie në këtë moshë. Aq më tepër të ndihen krenarë pse kanë të marrëdhënie as te seksit tjetër, e jo më të seksit të njëjtë. Ky është perversitet, jo krenari.

E treta, me shumë mundësi ky filmi do jetë pjesë e ndonjë projekti të financuar nga donatorë ose ndonjë OJF. Janë këto projektet që shpërdorojnë para masivisht. Nëse është kështu, turp.

Tani kjo punë zgjidhet kështu. Fillimisht duhet një auditim i thelluar nga KLSH për mënyrën se si i shpenzon paratë TVSH-ja.

Së dyti, duhet bërë gati një projektligj për definancimin e TVSH-se. Fillimisht përmes shkurtimit me 30 për qind të buxhetit, më pas nëse vazhdon të beje perversitete si këto definancim total.

Pak se jetojnë mbi kurrizin e njerëzve, por promovojnë dhe axhenda të pështira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...