Prokuroria për dosjen “339”: Dërr, dërr, dërr… çohu, çohu, çohu!

Saturday, 08 June 2019 21:11

Nga Mark Marku/

Duhet hapur një quiz ko mbëtar për atë se çfarë tha sot prokurorja e Krimeve të Rënda, znj. Donika Prela, për dosjen “339”, ose më saktë, për informacionin që dha lidhur me hetimin e materialeve që gjenden në atë dosje. Zor se do të gjendej djalë e vajzë nëne në faqe të dheut t’i përgjigjej pyetjes quiz: Çfarë tha sot para gazetarëve Donika Prela për dosjen “339”. As vetë zonja në fjalë, besoj nuk mund t’i përgjigjet asaj pyetjeje. Se realisht nuk tha asgjë. Ose më saktë, ishte një dërr, dërr, dërr i stërzgjatur, i panevojshëm, pa pikë kuptimi, që mund të shërbejë si shembull i përkryer për analizat retorike në shkollat e komunikimit për të ilustruar faktin se të folurit në publik më shumë u nxjerr telashe sesa ua zgjidh ato personave të zënë në grackën e zullumeve të tyre. Sidomos shërbëtorët i nxjerr për faqe të zezë. Se shërbëtori i kryeshërbëtorit të krimit është edhe në pozitën më të keqe, pasi duhet të mbulojë me idiotësinë e vetë krimin e tjetrit, që edhe pse kriminel, mund të jetë i zgjuar.

Po nëse fjalët që znj. Prela ua derdhi si kokrra orizi mbi koka gazetarëve nuk thonë asgjë, pasi është e vështirë të gjesh ndonjë lidhje mes tyre, pamjet e kësaj shfaqjeje flasin shumë. Ato pamje tregojnë se Prokuroria nuk është as më shumë e as më pak, veçse një instrument banal i Kryeministrit Rama dhe maxhorancës së tij të kapur në krimin elektoral. Dhe se është e përfshirë në një operacion të koordinuar të pengimit të hetimit të skandalit dhe manipulimit të opinionit publik, në krye të të cilit është vetë Kryeministri Rama. Kukullat e regjimit janë vënë në lëvizje për të recituar të njëjtin tekst të shefit të tyre, gjë që e kemi parë këto dy ditë të përsëritur njëri pas tjetrit me të njëjtën kadencë nga Lleshaj, Manja, Dako, nga deklaratat e Arta Markut dhe së fundi nga znj. Prela. Përsëritësit, përveç ndyrësisë që përmban strategjia për ta manipuluar opinionin publik në lidhje me skandalin monstruoz, shtojnë secili sipas zellit për të shërbyer, shijes personale dhe shkallës së intelektit apo nivelit kulturor kush banalitetin e tij kulturor, kush intelektin e mangët, kush zellin e tepruar. Tek e fundit, thonë gjermanët, gjithkush e ka të drejtën për t’u vetëdiskredituar dhe në këtë pikë nuk ka as kufi, as norma. Sipas kësaj, secili ka të drejtën të jetë origjinal në budallallëkun, poshtërsinë apo banalitetin e tij.

Pamjet me Donika Prelën ishin vërtet origjinale. U ul para gazetarëve duke pasur përkrah një burrë dhe një grua tjetër, ende të panjohur për publikun. U mundua të thoshte diçka në lidhje me hetimet për dosjen “339”. Në një fjali tha se Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për krimin zgjedhor dhe për përfshirjen e personave që dalin në përgjime në një krim të tillë. Tha edhe ca gjëra të tjera, numra, shifra kasetash etj. Dhe pastaj e mbylli se për zhvillimet e mëtejshme do ju njoftojmë më vonë. Kur gazetarët nisën pyetjet, burri që i rrinte në krah i tha: Çohu! Nën breshërinë e pyetjeve të gazetarëve, ajo tentoi të belbëzonte ca fjalë. Burri i tha prapë: çohu, por këtë herë toni i tij ishte më i ashpër. Herën e tretë nuk tentoi fare të fliste se para fjalës së saj erdhi fjala tjetër edhe më e rreptë: Çohu. Dhe u çua. Dhe iku. Pamja më tepër se një konferencë shtypi në një institucion të pavarur të shtetit, ngjante me ato videot e njerëzve të marrë peng, që u qëndron në krah një burrë me mjekër apo pa mjekër dhe që pasi bëjnë deklaratën që i kanë dhënë pengmarrësit, i marrin përkrahu dhe i nxjerrin jashtë. Zakonisht kanë në sfond një perde dhe nuk ka gazetarë. Kjo konferencë ishte e ndryshme: nuk kishte perde dhe kishte gazetarë. Veçse gazetarët nuk mundën të merrnin përgjigje për pyetjet e tyre, pasi personin që duhej t’u jepte përgjigje ua mori burri që jepte urdhra: çohu, çohu, çohu. Ndaj nuk e di se si gazetarët do ta raportojnë një konferencë shtypi që fillon dhe vazhdon me dërr, dërr, dërr dhe mbaron me çohu, çohu, çohu! Punë e vështirë kjo e gazetarit në Shqipëri. Të ishte për mua, ata gazetarë nuk duhej të ishin aty, në shenjë proteste për urdhrin e Prokurorisë për të ndaluar publikimin e skandalit të dosjes “399” prej tyre. Kështu edhe do na kishin kursyer nga ky dërr, dërr, dërr dhe çohu, çohu, çohu i panevojshëm.

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Metës iu kërkua shpërndarja e Parlamentit/ Ndoka zbardh takimin me Presidentin

Politikë

Metës iu kërkua shpërndarja e Parlamentit/ Ndoka zbardh takimin me Presidentin

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli për takimin e thërritur nga presidenti Ilir Meta. Ndoka u shpreh se pjesë e diskutimit ishte...

U arrestuan me 8 kg kokainë, kush janë dy shqiptarët

Bota Shqiptare

U arrestuan me 8 kg kokainë, kush janë dy shqiptarët

Mediat italiane shkruajnë sot se mbrëmjen e 5 nëntorit, agjentët arrestuan Lorand Maçin, 34 vjeç, dhe Eduart Çelën, 26 vjeç. Ata fshehën 8 pako me kokainë brenda një garazhi në...

Tingujt e çuditshëm të valëve të stuhisë diellore teksa përplasen me Tokën (Audio)

Kuriozitete

Tingujt e çuditshëm të valëve të stuhisë diellore teksa përplasen me Tokën (Audio)

Agjencia Europiane e Hapësirë, ESA, ka përdorur katër anije kozmike që rrethojnë Tokën, të njohura si mision Klaster, për të shndërruar rrezatimin EM nga stuhitë diellore që godasin atmosferën në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!