#Edhe Unë... fatlumi!!!

Tuesday, 25 June 2019 14:07
Nga Gent Strazimri 
 

PPP-ja e caktuar mes tymit dhe flakës nga gojët e fëlliqta të dosjeve "339" e "184", për të shkatërruar hetimet e krimit zgjedhor "184" dhe "339", ka udhëzuar sot se si do të procedohen të gjithë ata që kërkojnë zbatimin e një LIGJI ende NË FUQI, ende i publikuar në "Fletoren Zyrtare"!
Mes atyre që do të procedohen jam #EdheUnë!

Me Bujar Kapexhiun, Fatos Lubonjën, Edmond e Bert Budinën, Agim Xhafkën, Rudi Erebarën, Mark Markun, Serxho Petrelën, Flutura Açkën, Besnik Mustafajn, Taulanta Jupin, Ardian Isufin, Neritan Liçajn, Avni Delvinën etj., etj., etj., do jem #EdheUnë!

Do procedohemi të gjithë për "krimin" që do të kryejmë në emër të "zbatimit të ligjit" ende në FUQI në "Fletoren Zyrtare", ende të pasfiduar e të pasfidueshëm!

"Udhëzimi" përmend "procedurialisht" secilin prej nesh në mënyrë të detajuar, gati-gati me "shenja gishtash", si "shkelës të mundshëm" të një ligji që s'ekziston, në një datë që s'ekziston, në një situatë që nuk do të ekzistonte nëse LIGJI do ishte ZBATUAR nga QEVERIA, KQZ, GJYKATA dhe ...PPP.
Duke "udhëzuar" se si do të burgosem #EdheUnë, PPP-ja në fakt ka pranuar se ka marrë përsipër t'i shkojë mes për mes një situate joligjore, e cila nuk parashikohet në asnjë nen e kod të Republikës!

Ndryshe nuk do kishte nevojë për "Udhëzim" ...

"Udhëzimi" nuk përmend se si duhen trajtuar ata që komunikojnë me bandat e narko-trafikut për "të vënë në rrjesht" kundërshtarët, apo për "të fluturuar" bashkëpunëtorët! 

JO! Për "Udhëzimin", ata nuk e cënojnë mbarevajtjen e zgjedhjeve, nuk kryejne asnjë krim, aq më pak "zgjedhor" ...
Për fatin tim të keq, PPP-ja nuk e realizon dot planin e hartuar e të shpërndarë si "udhëzim" !

Them "për fat të keq", sepse nuk do kisha dashur asgjë më shumë se të jem #EdheUnë pas hekurave të këtij narko-regjimi, së bashku me Fatos Lubonjën, Flutura Açkën, Agim Xhafkën e Edmond Budinën, etj., dhe jo për motive penale, as për motive politike, as për motive ideologjike, tradite familjare apo historie!

JO! Do të isha me ta pas hekurave, thjesht dhe vetëm për arsye që bashkojnë QYTETARË TË LIRË që REFUZOJNË DIKTATIN, anti-ligjin, nga cilado anë që vjen! 

Do të isha krenarisht dhe lumturisht me ta në emër e në mbrojtje të LIRISË #EdheUnë!

"Për fat të keq" JEMI SHUMË MË SHUMË nga ç'ka "Arta" e prokurorë, nga ç'ka vende në burgje, madje edhe nga ç'ka pranga regjimi i "Niçes"!
Megjithatë #EdheUnë jam i kënaqur edhe me kaq!

Duket se atë që e nisëm mes keqkuptimesh historike, ideologjike të trullosur nga injoranca jonë e propaganda që na kishin injektuar, po e bitisim sot! 
Po bashkohemi në atë që është më rendesishmja e që duhej të na kishte bashkuar këto 30 vjet: NUK E NEGOCIOJMË LIRINË!
Tani e dimë ç'është LIRIA, dhe jemi bashkë në mbrojtje të saj, ndasitë e inatet janë zvogëluar deri në përmasa mikroskopike!!!
Nuk ma kishte marrë mendja se do të kisha përjetuar sërish një BASHKIM të tillë, si në dhjetor '90, si në shkurt '91, si në mars'92...
Nuk ma kishte marrë mendja se do i provoja sërish ato emocione, atë magji, sërish #EdheUnë, fatlumi!

#EdheUnë

#nuk_dorëzohem

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...