Schmitt: Perëndimi gabon në Ballkan, nuk zgjidhet stabilokracia para demokracisë

E Enjte, 27 June 2019 16:00

Intervistë ekskluzive e gazetares se Deutsche Welle-s Anila Shuka me historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt, për strukturat autoritare në Shqipëri, mungesën e alternativave të besueshme partiake dhe dilemën e votuesit.

Duke folur për DW Schmitt është shprehur se, perëndimi nuk duhet që të mbajë qëndrime të tilla ndaj Ballkanit apo Shqipërisë, duke e lënë pas dore demokracinë, në shërbim të qetësisë apo stabilokracisë.

 

Ju jeni shumë kritik ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Ndërsa nga zyrtarët perëndimorë dhe evropianë dëgjojmë thuajse vetëm lëvdata. Si shpjegohet kjo?

 

Kjo ka të bëjë, nga njëra anë, me mungesën e njohurive për Shqipërinë dhe, nga ana tjetër, me mënyrën tejet kreative të prezantimit të Edi Ramës në perëndim, si artist dhe njëherazi kryeministër. Shumë gazetarë në perëndim i besojnë me naivitet këtij iluzioni se një artist i mirë mund të jetë edhe kryeministër i mirë. Në nivelin politik, këtu kemi të bëjmë me fenomenin e stabilokracisë, të cilin e shohim edhe në vende të tjera të rajonit, si Serbi e Mal të Zi. Për perëndimin këto vende janë garante të stabilitetit, dhe si kompensim, perëndimi nuk përzihet në punët e tyre të brendshme. Qytetarët e këtyre vendeve duan një jetë normale që të mos largohen nga vendi. Ky është një problem fondamental, që perëndimi nuk ndërhyn as për të mbrojtur vlerat demokratike.

Një nga lëvdatat kryesore që merr Edi Rama në perëndim ka të bëjë me procesin e vettingut. Por ky proces ka paralizuar gjyqësorin. Mbi 31 mijë dosje kanë mbetur të patrajtuara në Gjykatën e Lartë. A ka kuptim të lëvdohet kaq shumë vettingu në këto kushte?

Ideja ishte e mirë, sepse, që vendi të zhvillohet e të ketë investime të huaja, i nevojitet një gjyqësor i fortë dhe funksionues. Por fakti që tani kaq shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë skualifikuar, pa u zëvendësuar me të tjerë, e ka paralizuar sistemin. Por prapë mendoj se alternativa, pra, mosbërja e vettingut, do të ishte e dëmshme. Edhe pse, tani ndodhemi në një qorrsokak.

Si mendoni se mund të dilet prej këtij qorrsokaku?

Me lustrime mund të zgjidhen disa raste të mëdha dhe të dalin nga loja disa persona të korruptuar, por kjo nuk sjell automatikisht njerëz që do t'i zëvendësojnë ata. Mendoj se për këtë nevojiten njerëz që janë të gatshëm vullnetarisht të angazhohen për shtetin ligjor, qoftë edhe duke bërë sakrifica. Në Rumani, për shembull, ka pasur të tillë, gjyqtarë dhe prokurorë, që, duke formuar një grup kompakt dhe të vendosur brenda institucionit, ushtruan një ndikim të madh në transformimin institucional të drejtësisë.

Modifikuar më Premte, 28 June 2019 10:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...