Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër

Diel, 07 July 2019 11:02
Nga Çim Peka   
 

Nëse ka dy persona në politikën shqiptare që vijnë nga dy planete të ndryshme, ata janë Lulzim Basha dhe Edi Rama. Janë të ndryshëm në gjithçka. Të ndryshëm në origjinë; të ndryshëm në fëmijëri; të ndryshëm në shkollim; të ndryshëm në formim; të ndryshëm në karrierë profesionale; të ndryshëm në politikë.
 
Basha vjen nga një familje tipike tiranase dhe shqiptare, ndërsa Edi i nipi i baba Pilos, i biri i anëtarit të komisionit të ekzekutimeve, nip i llastuar i Bllokut.  Basha një jurist i shkolluar në një nga shkollat më të mira të drejtësisë në Europë; ndërsa Edi një piktor dështak i kthyer në zhgarravinist.  Basha hyri në politikë duke ardhur nga zyra e Drejtorit amerikan të drejtësisë (së UNMIK) në Kosovë, ndërsa Rama u mor nga ghettot e Parisit. Të dy jetuan për një kohë jashtë: Basha studioi e punoi ne Hollandë, ndërsa Rama si emigrant në Francë.
 
Lulzim Basha si ministër transportesh mbikqyri ndërtimin e dy veprave më të mëdha infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, rrugën e kombit, dhe autostradën Tiranë - Elbasan, ndërsa Rama si Kryeministër njihet si përsoni që u vuri taksën.  Basha si Ministër i Jashtëm njihet si personi që drejtoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa Rama si Kryeminstri që infiltroi në nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë kombëtare individë të lidhur më shërbime sekrete lindore dhe kontigjent kriminal. Basha si Ministër i Brendshëm që drejtoi procesin e vështirë të liberalizimit të vizave, ndërsa Rama si Kryeminsitri që rrezikon të ktheje vizat. Basha si Ministër që uli kultivimin e kanabisit gjatë periudhës së tij në nivelet më të ulta historike, ndërsa Rama Kryeminsitri që ktheu Shqipërinë në narko-shtet.  Basha si kryetar i opozitës që udhëhoqi procesin më të vështirë të dekriminalizimit të politikës, ndërsa Rama si kryetar i partisë që bëri njësh mafian me qeverinë.
 
A ka vend për të kritikuar e kundërshtuar Lulzim Bashën? Sa të duash. Jam unë, autori i këtij shkrimi që kam qenë një ndër kritikët më të ashpër ndaj tij, veçanërisht për marrëveshjen e majit 2017 dhe ngjarjet që pasuan në Partinë Demokratike.  A ka vend për ta kritikuar dhe tani? Patjetër që ka, secili sipas mendjes së vet.
 
Por, asnjëra nga kritikat tona, apo gabimet e tij, nuk mund të hedhin poshtë ato çfarë shkruajta më lart. Dallimi i tij me kundërshtarin e tij politik janë si nata me ditën.
A do të jetë Lulzim Basha Kryeministri i ardhshëm? Pa diskutim. A është i dënuar në të bërit kryeministër. Po, pa tjetër. Sepse duhet një kurajo e fortë, për dikë që të marrë përsipër të drejtojë vendin pas katrahurës dhe greminës ku e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë Edi Rama, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend e siguri, në institucione, në procesin e integrimit europian. Në gjithçka.
 

Modifikuar më Diel, 07 July 2019 11:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...