Nga cikli “debilitas incurabile est”, tani dhe bandit

Hënë, 15 July 2019 15:47

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në vend që të merret me sigurinë në vend, ku për fat të keq nuk ka ditë që të mos ketë të vdekur nga aksidentet, incidentet, krimet kundër njerëzve,  merret me problemet e pushtetit vendor dhe kërkon që të ulë sa më shpejt në karriket e bashkive “kryetarët”  e komanduar nga Rama dhe të mbyllë procesin e damkosur të 30 qershorit. Në një takim të tij sot me 12 prefektët e vendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se të gjitha “strukturat e prefekturave do të jenë në punë gjatë muajit gusht, për arsye se muaji gusht është muaj vendimtar për të përmbushur procesin e konstatimit të të gjithë strukturave të pushtetit vendor në Shqipëri”.

Nëse procesi do ishte legjitim dhe kalimi i pushtetit do bëhej në mëmyrë legjitime dhe pa probleme. Lleshaj që nuk njeh gjuhë tjetër veç asaj të kërcënimeve dhe dhunës, u kujton prefektëve se ato janë “zyrat e shtetit dhe nuk janë të askujt, të gjithë jemi të përkohshëm dhe kohën na e përcakton ligji dhe në rastin e të zgjedhurve vendorë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta”. Po cila kushtetutë, ajo që shkeli me të dyja këmbët shefi i tij, Rama? Apo Lleshaj dhe Rama punojnë ende me Kushtetunën e vitit 1976?! Përderisa kemi zgjedhje njëpartiake, sigurisht që ajo kushtetutë duhet të funksionojë akoma sot! Lleshaj dhe shefi i tij e duan Kushtetunën kur ajo u leverdis, kur u duhet për të mbajtur pushtetit e rregulluar punët e tyre personale. Ky njeri që ka akuluar me dhjetra veprime të paligjshme, antikushtetuese, të dhunshme, kërkon të kërcënojnë ata që janë zgjedhur me votë legjitime e në mënyrë të ndershme. “Uroj që të kemi situata të kësaj natyre dhe njerëz të caktuar të dalin nga binarët ligjorë” tha ai, por vetë Lleshaj dhe policia që ai drejton si ministër, ka dalë disa herë nga binarët dhe kanë demonstruar papërgjegjshmëri dhe mungesë respekti e përkushtimi ndaj opozitës dhe njerëzve të thjeshtë. Nëse deri tani është gjykuar si një “i papërgjegjshëm”, që vepronte verbërisht, sipas urdhrave të Ramës, tani ai do gjykoket edhe si bandit, pasi ka pasur kohën e mjaftueshme për të reklektuar, për t’u njohur me ligjet e praktikën e minisitrsë ës tij, por ai, përkundrazi, ka evoluar për keq, duke vepruar me dashje kundër njerëzve të thjeshtë, masës së pambrojtur që proteston për të drejtat e saj, kundër opozitës, me veprime të dhunshme, me arrestime e burgosje të opozitarëve.

Modifikuar më Tuesday, 16 July 2019 09:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...