Kryeministri i “nul-it” dhe mazhoranca e “shul-it”

E Enjte, 18 July 2019 18:20

-Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë marrë dje dy vendime që përmbysin gjithëçfarë ka bërë deri më sot Partia Socialiste, siç janë zgjedhjet fasadë të 30 qershorit. Gjyqtarët, me dinjitet profesional, nuk pranuan ti jepnin mandatet kryetarëve që fituan në zgjedhjet moniste, duke rrëzuar kështu gjithë procesin e votimëve të PS-së, çka pritet që edhe gjykata të tjera të veprojnë me kurajo e dinjitet kushtetues, si të Tiranës dhe Durrësit.

Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë marrë dje dy vendime që përmbysin gjithë çfarë ka bërë deri më sot Partia Socialiste, siç janë zgjedhjet fasadë të 30 qershorit. Gjykata e Durrësit refuzoi t’i japë mandatin e kryetares së bashkisë, kandidates së PS në këtë qytet Valbona Sako. Trupi gjykues që duhet të verifikonte ligjshmërinë e mandatit që i ka dhënë KQZ-ja, Sakos, ka gjetur shkelje në procedurën që ka ndjekur ky institucion duke e bërë të pavlefshëm procesin e 30 qershorit. Konkretisht, partia Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afateve ligjore të Kodit Zgjedhor nga ana e KQZ.  Në këtë mënyrë, gjykata vlerëson se fletët e votimit, procesi i zgjedhjeve më 30 qershor dhe shpallja e rezultateve nga ana e KQZ janë të pavlefshme. E thënë thjesht, Gjykata e Durrësit vlerëson se më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje në këtë qytet. Ndërsa Gjykata e Tiranës në trajtimin e vlefshmërisë së mandatit të kandidatit të PS në Vlorë, Agim Kajmaku, vlerëson se nuk ka kompetencë për të trajtuar këtë çështje. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ia ka kaluar këtë çështje Gjykatës Administrative, por thelbi i vendimit është se kandidati i PS në 30 qershor nuk e ka marrë mandatin. Vendimet e dy gjykatave janë të apelueshme dhe nuk dihet se çfarë do të vendosin gjykatat e shkallëve të tjera, por mesazhi që erdhi dje nga drejtësia është se procesi i 30 qershorit ka probleme të rënda ligjore. Dy kandidatë të PS nuk morën mandatin me vendim gjykate dhe kjo tregon se farsa  e votimeve monopartiake nuk mund të pranohet si normalitet. Kandidatët mund të ankimojnë vendimet në shkallët e tjera të gjykatave, por gjithsesi çështja do të përfundojë në Gjykatën e Lartë, e cila nuk dihet se kur do të jetë në funksion të plotë. Rasti i Durrësit është më domethënës për problemet ligjore që ka procesi. Trupi gjykues i është referuar për vendimin që mori dje edhe raportit të OSBE/ODIHR, i cili thekson se KQZ-ja marrë vendime jo normale dhe ka shkelur ligjin me regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje. Ky argument i certifikuar dhe nga ndërkombëtarët e bënë edhe më të besueshëm gjithë manipulimin që ka ndodhur me 30 qershorin, ndonëse ishte vetëm PS-ja e vetme në kandidim dhe krejt komisionet i kishte ajo si forcë politike.

Një pjesë e gjykatave në vend kanë dhënë vendime për njohjen e mandateve të kandidatëve të PS që ishin vetëm në garën e 30 qershorit nën presionin politik të mazhorancës dhe të vettingut. Ndërkohë që shkeljet ligjore me procesin nuk kanë qenë të pakta. Shkeljet nisin që me zhvillimin e votimeve nga PS-ja pa dekretin e Presidentit dhe përfundojnë me parregullsitë që janë shkruar qartë dhe në raportet e ndërkombëtarëve. Mungonin vetëm gjyqtarë që s’kanë frikë nga Vettingu dhe që nuk u tremben kërcënimeve të PS-së dhe deputetëve të saj. Dje në Durrës, gjyqtarja që dha vendimin edhe pse është vënë në sulme nga ana e Rilindjes, meriton të vlerësohet si gjyqtare me integritet profesional. Vetëm duke zbatuar ligjin për pushtetin vendor vendosi të rrëzojë gjithë farsën e 30 qershorit dhe nxori zbuluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si institucioni që ka bërë shkeljet më të rënda ligjore në historinë e tij.

Pas vendimit të Durrësit, pritet që dhe gjykatat e tjera në vend të japin vendime të ngjashme. Që votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje, nuk ishin normale dhe nuk ishin as të ligjshme këtë e dinë të gjithë, përfshirë edhe ndërkombëtarët. Mbetet vetëm që gjyqtarët të ciklët kanë integritet dhe përgjegjësi për detyrën që mbajnë dhe nuk janë pengje të pazareve, të lexojnë ligjin ashtu siç duhet, duke shpallur nul një proces zgjedhjesh që realisht nuk ekziston. Qeveria që tashmë kontrollon çdo gjë dje është gjetur në befasi me vendimin e Gjykatës së Durrësit. Një akt gjykate çarmatosi gjithë propagandën dhe mashtrimin e PS me 30 qershorin duke nxjerrë në pah shkeljet e rënda ligjore, për të cilat dikush do të japë llogari. Për të mos lejuar që shembulli i Durrësit të ndiqet edhe nga gjykatat e tjera, numri dy i PS-së, Tualant Balla kërcënoi dje gjyqtaren. Me një gjuhë që nuk është normale për njeriun më të rëndësishëm pas Edi Ramës në PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk njeh vendimet e gjykatave. Pas farsës antiligjore të 30 qershorit qëndrimin për të mos njohur vendimet e drejtësisë është skandali më i madh që vjen nga Partia Socialiste. Ashtu si me dekretin e presidentit, Balla praktikisht la të kuptohej se vendimet e gjykatave do t’i shqyrtojë KQZ-ja! Një qëndrim i tillë ligjërisht është antikushtetues, moralisht është çmenduria e radhës se Rilindjes.

Mazhoranca nuk njohi dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit të cilat, pas konsultimeve  Presidenti i vendosi për me 13 tetor 2019, por kryeministri e quajti “nul” dekretin e zhdekretimit. Po kështu kur nuk i inteteson e quajti “nul” edhe vendimin e gjykatës së Durrësit që nuk i dha mandatin kryebashkiakes së Durrësit, sepse nuk ishin zgjedhje normale.

Pra kjo mazhorancë quan “nul” çdo gjë që nuk është në interes të saj. Janë kthyer si “shul” për të mbyllur pazaret e tyre në magazinën e oligarkëve.

/Mili Xhani/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...