Analiza/ Andi Bushati: Bijtë bastardë të erdoganizmit

Tuesday, 13 August 2019 08:35

Andi Bushati

Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.

Të dy kanë këmbyer takime private, selfie reciproke, kanë bredhur së bashku mbi urën e sapo ngritur mbi Bosfor, kanë shkëmbyer deal-e ekonomike dhe e kanë mbështetur njëri- tjetrin kur janë përballur me zgjedhje në vendet e tyre.

Në këtë kuptim, memoriali i lartësuar tek parku i liqenit, nuk ëshë një mëkat më shumë, në krahasim me eleminimin e ish kreut të komunitetit musliman, me ngritjen e xhamisë me financime nga Ankaraja, me deklaratat e shefit të qverisë se vllazëria Gylen është një organizatë terroriste.

Në të mirë apo në të keq, marëdhënia ekstra institucionale mes raisit neo-otoman dhe liderit global të Tiranës, është një gjë, që që ndonëse me vështirësi, e kanë kapërdirë në Tiranë.

Për më tepër që përkujtimi dhe himnizimi i viktimave të 15 korrikut, i shkon për shtat shumicës në pushtet. Ajo është simbolika më e mirë që i duhet asaj pas 30 qershorit.

Mesazhet përputhen: njerëzit mund të japin dhe jetën për të mbrojtur një autokrat, cilado qoftë natyra e regjimit, sado shtypës apo gjakatar qoftë ai, përmbysja me dhunë konsiderohet një sakrilegj.

Pikërisht për këtë, turma të mëdha parakaluan në 15 korrik, rrugëve të Tiranës, me flamujt e kuq me gjysmë hënë mbi to.

Pikërisht për këtë me dhjetra djem të rij, mbanin në duar pankartat ku shkruhej: “Fitorja e demokracisë së 15 korrikut, Tiranë Shqipëri”.

Pra, në këtë manifestim me leje, i cili u asistua nga zyrtarë të rilindjes, ku për ngritjen e memorialit dhe emerimin e rrugës ka dhënë leje Erion Veliaj, konsiderohet normale që batërdia që ndodhi pas korrikut 2016, burgosja e qindra gazetarëve, intelektualëve, profesorëve, opozitarëve, hendeku i madh i vendosur në shoqërinë turke, përndjekja e kundërshtarëve, të barabitet me vendosjen e demokracisë.

Natyrisht, askush që i njeh rilindasit nuk çuditet për mbrojtjen prej tyre të këtyre vlerave.

Natyrisht për askënd nuk përbën habi, se ata nuk janë në gjendje të belbëzojnë as të vërteta që i thonë edhe vetë turqit Orhan Pamuk, Elif Shafak, apo Ahmet Altan.

Zgjedhja e tyre është sa ideologjike po aq dhe pragmatiste, ata duan Erdoganin si person dhe venerojnë modelin e tij. Dhe deri në këtë pikë ata janë koherentë me rrugën që ndjekin.

Por, problemi i tyre qëndron diku tjetër, sepse raisi turk nuk e ka për zor ta mbrojë çmendurinë e tij. Ai është i gatshëm të zihet dhe më ShBA për ti dorëzuar imamin Gylen, ai e justifikon faqe botës bugosjen e gazetarëve si terroristë, ai nuk druhet ta afishojë përballë gjithë globit sistemin autokratik që mban në këmbë.

Ndërsa, idhtarët e tij në Tiranië janë thjeshtë bij skuthë të erdoganizmit. Ata duan edhe të shtiren si kampionë të vlerave demokratike edhe të përfitojnë nga e kundërta e tyre.

Pikërisht këtë tregoi ceremonia e ngritjes klandestine të memorialit të viktimave të “demokracisë” të 15 korrikut. Rilindasit edhe i hapën dritën jeshile ngritjes së tij edhe u fshehën si minj, për të mos u fotografuar aty.

Erion Veliaj që nuk lë çdo hap që hedh pa e nxjerrë në TV e maskoi këtë ceremoni të zhvilluar në mes të zhegut. As në kronikat që shpërndau bashkia, as në faqen e saj zyrtare nuk gjendet gërmë që të dëshmojë se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytet. Do të duhej një investigim i Zërit të Amerikës që ne ta kuptonim këtë fallcitet. Madje të dëgjonim edhe përgjigjen zhvejkjane: “bashkia nuk di gjë, pyesni ministrinë e jashtme”.

Pra kjo histori, mënyra e turpshme si u bë dhe farsa edhe më e fëlliqur se si përpoq të varrosej në heshtje, nuk përbën një mëkat në vetvete. Nga njëra anë, parku i liqenit në Tiranë, mban mbi shpinë edhe emra më të diskutueshëm, si psh. ai i ish presidentit egjiptian Mubarak. Nga ana tjetër, lidhja okulte Rama- Erdogan ka shumë anë më të errëta sesa kaq.

Por, kjo ngjarje, sa e shëmtuar dhe komike, na shërben për të kuptuar edhe njëherë më shumë dyfytyrësinë e këtij pushteti. E një grupi njerëzish që edhe kur është i bindur se një gjë nuk duhet bërë, pasi ajo bie ndesh me vlerat që propogandon dhe me konsensusin e përgjithshëm, sërish nuk di të ndalet. Atë që e di që nuk pranohet, nuk e ndërpret, thjeshtë përpiqet ta realizojë pas shpine. Ashtu si memoriali i kërkuar nga Erdogan, që u inagurua në klandestinitet.

Modifikuar më Tuesday, 13 August 2019 13:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frika nga tërmetet, këshilla e psikiatres: Truri organi më i dëmtuar, kthejuni hobeve. Komunikoni me fëmijët

Aktualitet

Frika nga tërmetet, këshilla e psikiatres: Truri organi më i dëmtuar, kthejuni hobeve. Komunikoni me fëmijët

Pasi vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, duke shkaktuar viktima dhe njerëz të lënduar, frika dhe paniku ‘mbërthehu’ qytetarët. Qindra qytetarë braktisën banesat e...

‘Arbëria për Shqipërinë, jep një ndihmë për vëllezërit e goditur nga tërmeti’

Politikë

‘Arbëria për Shqipërinë, jep një ndihmë për vëllezërit e goditur nga tërmeti’

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre janë pranë popullit shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 Nëntor. Sëbashku, shprehin afërsinë me të...

Ministria e Jashtme ju kërkon gazetarëve, të dorëzojnë urgjent Pasaportat e Shërbimit

Politikë

Ministria e Jashtme ju kërkon gazetarëve, të dorëzojnë urgjent Pasaportat e Shërbimit

Ministria për Europ Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme, se të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e mediave që posedojnë Pasaporta Shërbimi, duhet ti dorëzojnë ato sa më shpejtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!