Richard Holbrooke dhe Ballkani Perëndimor

Diel, 01 September 2019 18:58

Në mars të vitit 1998 ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rrugova i shkruan një letër Sekretares së Shtetit të asaj kohe Madeline Olbright: “Po ju shkruaj për t’ju informuar që unë jam gati të takohem me Presidentin Slobodan Millosheviç pa vendosur asnjë kusht, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do t’ju lutesha të emëronit z. Richard Holbrooke si negociator”.
Ibrahim Rrugova ia shkroi këtë letër Sekretares së Shtetet duke patur parasysh faktin se çfarë roli të jashtëzakonshëm kishte luajtur diplomati Richard Holbrooke në Ballkan, veçanërisht në marrëveshjen e Dayton, marrëveshje e cila i dha fund, luftës në Bosnjë-Hercegovinë në vitin 1995.
Dhe Holbrooke u emërua nga Presidenti i asaj kohe Bill Klinton si i dërguari special i Presidentit për të zgjidhur krizën në Kosovë. Ai ishte njeriu i fundit që takoi Slobodan Millosheviçi përpara bombardimeve dhe gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e UÇK-së. Dihet më pas historia dhe mirënjohja mbi të gjitha që Kosova sot ka për diplomatin e ndjerë, për njeriun i cili ishte pararendësi i lirisë që do të vinte. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës punës dhe përpjekjeve e mbi të gjitha vërtetësisë dhe forcës së madhe të tij për të njohur të vërtetën dhe për ta mbrojtur atë. Richard Holbrooke ka lënë një trashëgiminë Ballkan e cila sot nderohet dhe respektohet nga populli që po shfarosej nga gjenocidi serb dhe ai e kuptoi më së miri se ky gjenocid ishte prezent dhe do të thellohej. Trashëgimia e tij përbën një udhë të qarët sepse prap sot Kosova po gjendet në udhëkryq.

Po vërtiten rreth saj plane herë-herë dhe të dyshimta, të cilat kuptohet që kanë dorën e Serbisë, por që shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë si komb e kanë në mënyrë të natyrshme përkatësinë dhe vokacionin perëndimor. Po kaq të natyrshme, të vërtetë me plot forcë kanë mirënjohjen dhe respektin për Shtete e Bashkuara të Amerikës, vendin që i dha lirinë. Çdo dritëhije, çdo dyshim, çdo dorë ngatërrestare që nga Beogradi tenton të zgjatet për të turbulluar sërish ujërat në Ballkan është e destinuar të dështojë si# dështoi manovra e fundit e Aleksandër Vuçiçit dhe dy tre pupacëve të tij në Rajon. Këtë mirënjohje, këtë qartësi, këtë vërtetësi, të pro amerikanizmit shqiptar nuk e ngatërrojnë dot as erërat e turbullta me rërë Anadolli, as planet e vjetra të përshtatura në kohëra moderne me kostume të tjera.

Shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri, sigurisht janë të shqetësuar përsa i përket informacioneve mbi emërimin e fundit të Departamentit të Shtetit. Ata e kanë kapur dhe kuptuar rolin e Xhorxh Sorosit, jo vetëm si një interes i pastër ekonomik, por edhe si një inskenim i lojërave pseudo diplomatike dhe informacionet që vijnë tregojnë për një çështje implikimi. Ky implikim i fundit është fakti që Matthew Palmer konsiderohet si pjesë e lojës së Sorosit në Ballkan, bashkë me Vucicin dhe Ramën, prandaj urojmë që trashëgimia Holbrooke të jetë një yll polar dhe të mos jenë vitet e qëndrimit të tij në Beograd apo marrëdhëniet personale.


Është lajm pozitiv dhe për tu përshëndetur që është caktuar nga Departamenti i Shtetit Matthew Palmer si i dërguar special për Ballkanin. Ajo flet vetëm për një gjë, vëmendja që SHBA i kushtojnë këtij Rajoni.
Z. Palmer me eksperiencën e tij do të ketë dhe një aset plus. Trashëgiminë e shkëlqyer të diplomatit Richard Holbrooke, njeriut që i dha fund gjenocidit serb në Ballkan. Gjenocidet fillojnë me një platformë, platformë ideologjike, propagandë. Mesa duket kjo e fundit është ende gjatë në disa koka të nxehta në Beograd. Por eksperienca e tij si diplomat dhe rruga e shtruar dhe e ndriçuar nga drita e paqes në rajon e Richard Holbrooke është dëshmuar në histori që është e pagabueshme./ REDAKSIONALE 55news.al

Modifikuar më Hënë, 02 September 2019 19:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...