Vjeshta e fundit për Ramën, për Bashën apo edhe për demokracinë?!

Diel, 01 September 2019 21:51

Nesër me 2 shtator parlamenti monist ose siç populli e etiketon si “Parlamenti i pazarit të Milotit”, fillon punimet. Me një pushtet absolut, bile monarkik, Edi Rama hyn në vjeshtën e tij të 6-të si kryeministër. Ndërsa opozita, si kurrëherë, nuk ka më asnjë lloj pushteti, përveç të fjalës, por edhe këtë jo në sallën e parlamentit, por në rrugë. Edhe në media hapësirat po ia mbyllin nga pak e përditë. Kanë mbetur rrjetet sociale dhe portalet, por edhe këto me sa duket do të përballen me një ligj të ri represiv.

Ndaj kjo vjeshtë do të jetë vjeshta e fundit. E fundit për Edi Ramën, si rregull. Por gjasat janë në lojë edhe për Lulzim Bashën. Nëse nuk i jep goditjen finale dhe fatale regjimit të instaluar e të financuar nga oligarkia e krimi, opozita rrezikon ekzistencën reale.

 

Edhe Demokracia rrezikohet të kthehet në slogan, në kukulla me ca “opozitarë” në sallën e Kuvendit, të cilët votojnë kryeministrin sa herë Taulant Balla jep urdhërin!

Ndërkombëtarët kanë hallet e veta dhe “pika e ujit” në Glob si Shqipëria nuk iu prish humorin apo interesat edhe nëse demokracia vdes për ca vite. Ndaj duhet që Lulzim Basha dhe krejt Opozita të jenë radikale këtë vjeshtë, radikale në mbrojtje të demokracisë dhe njerëzve të cilët nuk kanë kurrfarë mbrojtje përballë një pushteti dhunues.

Kjo vjeshtë vendos fatet e vendit. Kjo vjeshtë tregon nëse do kemi dritë në fund të tunelit, ku e kanë futur popullin, kjo oligarki gjakpirëse, ky grupim kriminal, kjo Rilindje.

Ndryshe…! Le ti kyçin partitë dhe të anëtarsohen në Rilindje.

S.P.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...