Aleanca e Vlerave/ Si po i bashkohen Partisë Demokratike qytetarët e zhgënjyer nga keqqeverisja

Saturday, 07 September 2019 17:16

Teksa qeverisjes së Ramës dhe Rilindjes po i rrëshket pushteti, si moralisht ashtu edhe ligjërisht, Partia Demokratike po përpiqet të eksplorojë shtigje të reja elektorale përmes një aleance vlerash, në terren.

Qindra takime janë bërë në muaj korrik e gusht nga zyrtarë të PD dhe lidershipi i saj, si një nevojë urgjente për të kërkuar elektorat përmes aleancave në terren, duke krijuar një lidhje telash me grupet e interesit.

Rigjallërimi dhe forcimi i lidhjeve me grupet tradicionale të djathta për shkak të origjinës, shtresës apo përkatësisë ideologjike po alternohen me çeljen e shtigjeve të reja dhe përthithjen e elektoratit gri, duke tërhequr të pavendosurit dhe përmisuar ofertën politike për ta bërë më tërheqëse dhe më bindëse për pjesën e lëkundur apo zhgënjyer me qeverisjen aktuale.

Kjo lidhje telash me njerëzit e zakonshëm dhe elitën po bëhet nëpërmjet ndryshimit të rrethanave të përfaqësimit politik në opozitë. Pra rilidhje telash jo vetëm me grup votuesin tradicional si ish të përndjekurit politikë, pronarët, çamët nacionalistë e tregtarë, por edhe me gjeneratat e reja të pas 90, që sot janë 27 vjeçarë dhe votojnë prej së paku 10 vitesh. Shoqëria është një kontratë mes gjeneratash. Një lidhje telash me ata që jetojnë, me ata që jetuan dhe me ata që do të jetojnë.

Po forcohen lidhjet organike me bastione të së djathtës ku përfaqësimi ka pasur gjithnjë një peshë specifike me aleancë me grupe potenciale votuesish të djashtë, të tilla si:

Sipërmarrësit e vegjël që bëjnë rreth 40 përqind të tregut të punës të të vetpunësuarëve jashtë sektorit bujqësor.

Profesionistët e lirë që çdo ditë shkojnë në punë, ngrenë qepenat, duke e nisur ditën me minus, për shkak të mungesës së hapësirave dhe taksës së korrupsionit.

Intelektualët (ku përfshihen mendimtarë, shkrimtarë, analistë politikë, njerëz që krijojnë valencë publike)

Pedagogët e Universiteteve dhe studentët- Partia që lindi si parti e studentëve dhe intelektualëve duhet të shfrytëzojë gjithë kapacitetin e saj rekrutues (ideor dhe organizativ) për t’i thithur këto flukse brenda saj.
Fermerët- Nëpërmjet skemave nxitëse të bujqësisë dhe ofrimin e kapitalit investues.

Pas lidhjes së telave duhet të kalojë energjia e ndryshimit, shpjegimi i ofertës politike.

Aleanca e vlerave do mbështesë parimet klasike të së Djathtës së Re të tilla si “shtetin minimal”, konservatorizëm fiskal që nis me disiplinimin e financave publike, ofertën monetare (e parasë) [money supply economics] për kontrollin e inflacionit dhe derregullimin nëpërmjet privatizimit të aseteve toksike shtetërore, reduktimit të burokracive dhe lehtësive për biznesin. Pra një lëvizje që të bashkojë konservatorët sociale dhe fiskalë te liberalët e tregtisë së lirë me thelb konkueshmërinë dhe fleksibilitetin e tregut të punës. PD do mbështetet tek principet e lirive dhe të drejtave të patjetërsueshme të individit dhe dinjitetit të paprekshëm të tij. /Faktor.al

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 17:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...