Simbolika politike e dhuratave

Diel, 15 September 2019 17:20

Nga Qemal SAKAJEVA

Ditën e enjte, më 12 shtator 2019, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kreu një vizitë në Selinjë e Shenjtë. Para nisjes për atje, nuk e përmendi fare taksën 100 për qind për mallrat serbe, e vendosur më 6 nëntor 2018 nga qeveria Haradinaj, por bëri me dije qëllimin e vizitës: “Po shkoj te Papa në Vatikan,  t’i lutem të mos e pranojë Kosovën”.

Takimi i Vuçiç me Papa Françeskun, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, zgjati rreth 30 minuta. Për përmbajtjen e bisedimeve deklaroi  se nuk do të fliste fare, por tha diçka të përgjithshme, se Vatikani ndjek një politikë serioze dhe është për zgjidhje paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe “Kjo është ajo që mund të them dhe që është e rëndësishme për qytetarët”, tha Vuçiç.

Të dy palët folën me simbolikat e dhuratave të shkëmbyera.

Presidenti Vuçiç nuk i dhuroi Papa Françeskut album të kishës së vjetër e të famëshme Shën Sava në Beograd. As pamje të kishës në fshatin Banstol në veri-perëndim të Serbisë, që mori emrin Kisha e Putinit, në nderim të presidentit rus, gjatë vizitës së tij në janar të vitit 2019. Vuçiç çoi në Vatikan një libër të kishës serbe Shën Nikolla, që gjendet në Kosovë, si dhe ikonën e Mbretit Shën Stefani Prvovencani, emri i të cilit shqiptarëve u kujton  mbretër të tjerë pushtues të territoreve shqiptare, të cilët janë përjetësuar në ikona e u kanë ngritur shtatore gjigante: Mbretit Milutin, në Graçanicë; Car Llazarit, në Mitrovicë; Car Stefan Dushanit, në Shkup.

Kurse Papa Françesku përcolli tjetër mesazh me dhuratat e veta. Ai i dha presidentit Vuçiç Medaljen e Ëngjëllit të Paqës. Me këtë shenjë i bëhet thirrje për të ardhmen, sepse e shkuara e tij është e një zyrtari të lartë të Sllobodan Millosheviç. Në atë kohë nacionalisti radikal Vuçiç pati deklaruar që, për 1 serb pushtues të vrarë do të vriten 100 të popullit tjetër. Ndërsa e tashmja është gjithashtu e një nacionalisti  pushtues, sepse po kërkon ndarjen e Kosovës, ndërsa aty jetojnë vetëm 100 000 serbë mes detit shqiptar të 2 000 000 banorëve. Kurse dhurata tjetër e Papës ishte “Dokumenti  mbi vëllazërinë njerëzore për paqën botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët””, e nënshkruar nga Papa Françesku  dhe Imam i Madh Al Azhar, Al Rayyib, gjatë udhëtimit në Abu Dabi, më 4 shkurt 2019. Kjo dhuratë ngjan si një “tra” i Vatikani,  i vendosur ndaj nacionalizmit serb, kur dihet se para 20 vitesh ata kryen spastrimin etnik të shqiptarëve, siç pati thënë Presidenti Klinton, tragjedia ndodhi “... jo për shkakun e tyre, por sepse fati e donte që të ishin shqiptarë dhe jo serbë, myslimanë dhe jo të krishterë ortodoksë”.

Vuçiç u lut kundër Kosovës ndërsa po nisej për vizitë në Selinë e Shenjtë, por pas kthimit nuk  shqiptoi asnjë fjalë nëse Vatikani ia pranoi lutjen. Serbia, përkundër thirrjes së përsëritur të SHBA dhe BE, që të ndërpritet menjëherë lobimi kundër njohjes së Kosovës dhe tërheqjes së njohjeve, dërgoi në Vatikan vetë kreun e shtetit, në një mision për këtë qëllim. Kjo politikë e ethshme qysh prej 11 vjetësh, kur dëgjon thirrje për heqjen e taksës 100 për qind kundër mallrave serbe, të bën të thuash: pse taksa u vendos aq vonë, 20 vjet qysh nga lufta dhe  10 vjet pas pavarësisë, ndërkohë që Beogradi shkakton dëme të mëdha të përditshme e të përvitshme kundër shqiptarëve?!

Serbia e armatës dhe e armëve është përzënë nga Kosova. Serbia e kishave dhe popëve gjendet aty. Këtë lloj mënyre pushtimi sapo e dëshmoi  me dhurata në Vatikan edhe presidenti Aleksandar Vuçiç. Por saktë ua ka thënë më 2006 kryeministri italian Massimo D’Alema, në një intervistë për BBC: “... të ardhmen e një kombi e vendos populli i tij, jo monumentet”. Domethënë, as kishat, as popët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...