Shteti i Tao-Taove

Premte, 11 October 2019 18:12

Shqipëria sot është në një pikë të errët të historisë së saj me mbi 850 mijë shqiptarë të larguar nga vendi me një platformë të qartë të bandës së Rilindjes. Shqipëria sot është në një pikë të errët se për kryeministër ka gruan e Bilalit që nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në vendin që është zgjedhur, rëndësi ka vazhdimësia e paktit që sekti i Rilindjes ka me krimin e organizuar. 

Shqipëria sot është në një pikë të errët të historisë së saj, ku vendi po boshatiset me shpejtësi dhe pjesa e mirë e kombit në mënyrë të dhunshme, po detyrohet të iki ata që po mbeten, një pjesë vuan represionin ekonomik dhe pjesa tjetër është midis dilemës dhe letrave për emigrim.
Qindra dhe mijëra vrasje për kokainën dhe heroinën dhe Shqipëria është kthyer në një hambar të Kolumbisë dhe Ekuadorit me mësymje drejt Europës Perëndimore.
Mjerim, varfëri, shpopullim, drogë, vrasje për drogë, kjo është ajo çfarë ofroi Rilindja dhe gruaja e Bilalit. Mbi të gjitha një trishtim i madh është kur sheh, kontingjentin , garnityrën njerëzore që narkodiktatori ka mbledhur rreth vetes. Çfarë mund të pritet kur shteti është në dorë të Tao-Ballës të cilit komunikimi me nivele të larta shtetërore dhe diplomatike i duket parajsë se është me ngritje nga Librazhdi në Venecia.
Çfarë mund të prerësesh nga shteti dhe çfarë ndjesie mund të kesh përveçse neveri kur dëgjon megafonë si Spiropali, kur sheh një kryetar bashkie që në emër të një tenderi është vrarë një fëmijë, kur sheh një kabinet mjeran treçerek i të cilit kuptohen për nivelin medikokër sa thonë fjalinë e pare.
Si mund të presës që Tao dhe të gjithë taot e tjerë të zbërthejnë komisionin e Venecia. Nën pluhurin e kokainës kjo është e pamundur. Te vjen ndot sapo dalin dhe dhunojnë televizionet me portretet dhe fjalët e tyre mjerane dhe gjithçka që thonë është thjesht antishqiptare.
Shqipëria është në pikën e saj të errët se në dorë shtetin e kanë marrë tao-taot të shoqëruar nga krimi i organizuar në një simbiozë të frikshme.

Modifikuar më Saturday, 12 October 2019 16:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...