Çim Peka për ‘Koha Jonë’/ Media është më shumë çeshtje vullneti, se emrash

Tuesday, 05 November 2019 09:21

SYRI TV është televizioni më i ri që pritet të nis në muajin janar. Drejtori i Syri.net, Çim Peka, në një intervistë për “Koha Jonë” tregon detaje dhe risitë që ky projekt pritet të sjellë në tregun mediatik. “Suksesi që ka patur SYRI.net në 4 vite që prej hapjes e bëri të domosdoshme hapjen edhe të një ‘syri’ tjetër, këtë herë televiziv për ta bërë punën hulumtative të gazetarëve tanë sa më të pranishme edhe për publikun e cili jo medoemos përdor platformat online për të informuar”,- shprehet Çim Peka.

Pyetje 1: Keni paralajmëruar se "shihemi në janar me nje stacion te ri televiziv Syri TV". Bile nënteksti ishte provokues dhe sfidues për televizionet e tjera tashme kombëtare dhe tradicionale. Eshtë thjesht marketing, që prapë pranohet, apo do jetë televizion që do konkurojë realisht të tjerët, duke qenë investigues?

Çim Peka: SYRI TV është një projekt i imponuar nga dy rrethana tejet përcaktuese. E para dhe besoj më e rëndësishmja ka të bëjë me represionin të cilit i janë nënshtruar sidomos në vitet e fundit, media vizive në Shqipëri. Fatkeqësisht, ajo që po ndodh me median në Shqipëri është në kufijtë e nënshtrimit që vjen si pasojë e presionit, miklimit me para publike dhe nevoja e qeverisë për të mbyllur gojët e pakta që ngrene zërin kundrejt abuzimeve të panumërta që ajo prodhon cdo ditë. E dyta, suksesi që ka patur SYRI.net në 4 vite që prej hapjes e bëri të domosdoshme hapjen edhe të një ‘syri’ tjetër, këtë herë televiziv për ta bërë punën hulumtative të gazetarëve tanë sa më të pranishme edhe për publikun e cili jo medoemos përdor plaftormat online për të informuar. Investigimi, publikimi i informacioneve sensitive e të tjera si këto është në AND-në e SYRI-t, kështuqë i vetmi ndryshim është se tashmë për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, nuk do të përdorim 1, por dy “sy” për të parë e për t’ia përcjellë publikut atë çdo ditë mediat pro-qeveritare mundohen ta fshehin!

Pyetje 2: Ky optimizëm zakonisht kap çdo themelues të një media të re. Pyetja mbetet: a keni staf me emër të konsoliduar që do ti konkuroni apo do fusni brez të ri në gazetarinë televizive?

Çim Peka: Ne nuk jemi as optimistë, as entuziastë, por qartazi realistë. Media nuk është më shumë çështje emrash sesa çështje e vullnetit të atyre që punojnë në të për të bërë punën e tyre në shërbim të interesit publik. Unë mund t’iu siguroj juve si media dhe lexuesin e tuaj, se publiku nuk e njeh 90% të gazetarëve dhe punonjësve të portalit SYRI.net, por janë po këta gazetarë “të panjohur” që me punën e tyre prej 4 vitesh e kanë bërë portalin tonë ndër më të lexuarit në vend. SYRI TV është vijimi i këtij modeli modestie, por përkushtimi ndaj të vërtetës dhe interesit më të mirë publik. Gazetarët e ofruar deri tani në redaksinë tonë gjithësesi janë profesionistë të padiskutueshëm sëpari sa i takon intergritetit të tyre, e sëdyti në njohjen e hollë që kanë në raport me fushat që mbulojnë. Ambrozia Meta është një gazetare që 3 vite më parë ishte një emër i panjohur për publikun, por të gjithë e dinë tashmë nervin e saj veçse profesional për tu përballur me aktorët politik pa dallim logoje politike. Prej disa muajsh ajo është pjesë e SYRI TV. Moderatoret Klaudia Karabolli, Armela Ferko e Bledar Marku mund të konsiderohen pa frikë si figurat e freskëta të përçimit të lajmit me profesionalizëm dhe dinamikën e nevojshme që i nevojitet SYRI-t. Kryeredaktorët Ilir Hoxha dhe Romir Saraçi janë padiskutim dy emra personalisht për mua me kontribut të padiskutueshëm në median shqiptare, dhe sot në timonin e SYRI TV, ata janë garancia se ekrani ynë do të jetë vazhdimësia e kulturës më të mirë të përcjelljes së lajmit me profesionalizëm e sa më në kohë reale, duke qenë se formati ynë do të jetë informative.

Pyetje 3: Dita e enjte si rregull quhet se është "pushtuar" nga "musketjerët" mediatikë si Blendi Fevziu, Sokol Balla, Eni Vasili dhe Artur Zheji. A keni ndonjë "musketjer" nën mengë që do shfaqet te Ju apo të enjten do ta dorëzoni të sipërpërmendurve?

Çim Peka: Duke rezervuar vlerësimin maksimal për secilin prej emrave që përmendët me sipër, me lej    t’ju kujtoj se puna e medias nuk është vetëm dita e enjte nga ora 21.00 deri ne 23.00. Duke rezervuar të drejtën e surprizës për javët në vazhdim me lejoni të theksoj se emisioni “Cim Peka Live” do të jetë i pranishëm në SYRI TV 3 herë në javë. Nëse SYRI TV do të ketë ndonjë ndonjë “musketier” në radhët e saj kjo mbetet për tu parë, por ajo që ju garantoj ëshë se në ekranin tonë e sigurtë është nuk do të ketë asnjë “Kardinal Rishelje”!

Pyetje 4: Televizioni juaj do jetë në linjën editoriale të portalit syri,net apo do jetë linjë tjetër editoriale?

Çim Peka: Linja editoriale e SYRI-t do të jetë e njëtrajtshme, qartazi opozitare. Është ajo që thashë në nisje të kësaj interviste, nga 1 tani do të kemi 2 “SY”!

Pyetje 5: Nëse thuhet investimi për këtë media televizive a është në përmasat e investimëve që kanë bërë televizionet e sotme të tjera private kombëtare apo me "xhepa me të lehtë"?

Çim Peka: Ne nuk jemi të pasur, por jemi të vetëdijshëm se zhvillimi i teknologjisë të lejon që të bësh investime të vogla për një cilësi sa më të madhe. Investimi më i rëndësishëm për të cilin nuk do të “kursehemi” është ai në burime njerëzore të cilët besojnë, kërkojnë dhe duan të zhvillojnë një gazetari cilësore.

Pyetja 6: Në cilë platformë do shikohet televizioni i ri dhe prapë nëse mund të na thoni emrin e drejtorit të ri të televizionit?

Çim Peka: Drejtimi i Televizionit do të jetë modeli i menaxhimit përmes një bordi vendimarrje pjesë e të cilit tashmë prej pak ditësh është edhe gazetari i shquar Andi Bejtja. Televizioni momentalisht është pjesë e paketës dixhitale të TVSH-së dhe të Tring. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO-EMRI/ Valëviti flamurin shqiptar, Mali i Zi dëbon dhe gjobit 64-vjeçarin nga Shkodra

Aktualitet

FOTO-EMRI/ Valëviti flamurin shqiptar, Mali i Zi dëbon dhe gjobit 64-vjeçarin nga Shkodra

Policia në Tivar paraqiti kërkesë për fillimin e procedurave ndaj shtetasit Irfan Domnori, 64-vjeç, nga Shkodra, njofton Drejtoria e Policisë e Malit të Zi, trasnmeton Ulqini Online. Shtetasi nga Shqipëria është dënuar me...

Mungon në Tiranë, Benzema nis luftë të re me Francën: “Më lini të luaj me Algjerinë”

Sport

Mungon në Tiranë, Benzema nis luftë të re me Francën: “Më lini të luaj me Algjerinë”

Në mbrëmje, në Shqipëri, Didier Deschamps do të festojë pankinën e 100 si trajner i Francës. E gjithnjë, pa sulmuesin më të mirë francez të historisë së Real Madrid në...

Event festiv apo shtetrrethim në ”Arenën Kombëtare”? Policia pengon hyrjen e gazetarëve

Aktualitet

Event festiv apo shtetrrethim në ”Arenën Kombëtare”? Policia pengon hyrjen e gazetarëve

Ndeshja Shqipëri Francë do akoma disa orë të fillojë, por masat e sigurisë në stadiumin “Air Albania” po bëhen gjithmonë e më shtrënguese. Forca të shumta policia po rrethojnë impiantin e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!