Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese/ Meta: Zbatova Kushtetutën, kreu i KED bëri akte mafioze

E Enjte, 14 November 2019 22:28

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një tjetër kaos. Por presidenti Ilir Meta thotë se veprimet e tij janë në zbatim të Kushtetutës, ndërsa akuzon kreun e KED-së si ka vepruar në mënyrë mafioze.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të sqaruar. Ka kushtetutë, ka ligj dhe pastaj ka akte administrative. Parlamenti 30 ditëshin e ka me Kushtetutë, Presidenti e ka në Ligj, pasi të jenë kushtet kushtetuese. Anëtari i parë për tu zëvendësuar në Gjykatë emërohet nga presidenti. I dyti zgjidhet nga Kuvendit dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Kam tre vjet që u them gjithë shqiptarëve edhe disa ndërkombëtarëve militantë se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese sepse po bëhet ‘Ramaforma’. 

KED është një instrument administrativ kolegjial, i cili ka për detyrë që këto kritere që përcakton ligji dhe këto afate dhe përcaktime që janë në kushtetutë dhe në ligj, pra presidenti kuvendi, gjykata e lartë ti rregulloj. Ti çojë listën presidentit, ti çojë listën Kuvendit, ti çojë listën Gjykatës së lartë. KED ka për detyrë të respektojë kushtetutën, pastaj ligjin dhe të mos shkelë kushtetutën. Nuk ka kompetencën KED që të shkelë unë kushtetutën.

Ndaj them që kreu i KED-së ka bërë akte të pastra mafioze. Pse është një akt i pastër mafioz? Është një akt mafioz sepse listat që janë bërë, për të gjitha vakancat janë miratuar në njëjtën kohë. Kryetari, i cili ka te drejtë të përgatisin rendin e ditës dhe të përcjelli shkresa për të zbatuar porositë e partisë që presidentit dy vakancat që i takojnë presidentit ia ka çuar në një datë, ndësra kuvendit ia ka çuar 7 ditë më vonese. Që presidenti sipas mendjes së tij, ti mbaronte mandati për të dytin dhe Kuvendi të kishte 7 ditë kohë. Që presidenti ose të detyrohej që ose brenda 30 ditëshit të bënte emërime të dytit që i takonte presidentit dhe të ishte një shkelje e qartë e kushtetues. Nuk u shpreha sepse nuk shkela kushtetutën”, tha kreu i shtetit më tej. / Opinion.al

Modifikuar më Premte, 15 November 2019 10:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...