Me mijëra në shesh. Studentët nisin protestat masive më 4 dhjetor

Premte, 15 November 2019 11:26

Më 4 dhjetor studentët në gjithë vendin pritet të nisin protestat masive kundër qeverisë “Rama”, për ligjin e “Arsimit të Lartë”. Lëvizja për Universitetin, organizata rinore që zhvilloi fiks një vit më parë protestat më masive rinore, ka njoftuar sot në mbrëmje nisjen e tubimeve në gjithë vendin.

Të rinjtë që drejtojnë këtë organizatë thonë se studentë kanë kërkesa të qarta kundër qeverisë “Rama” dhe kërkojnë plotësimin e tyre të menjëhershëm.

“Me mijëra në protestë! Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë: Kundër; ligjit të arsimit të lartë, financimit të universiteteve private me paratë tona, abuzimit me të drejtat e studentëve”,- thuhet në njoftimin e shpërndarë për gjithë rrjetet studentore në vend.

Studentët kanë renditur një listë me kushte ndaj qeverisë që nisin me; arsim cilësor, ayfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, përgjysmimin e të gjitha tarifave, votë të barabartë studentë-pedagogë, kushte dinjitoze studimi dhe jetese, perspektivë punësimi profesional.

Lëvizja për Universitetin në këtë protestë fton gjithë qytetarët që t’u bashkohen kërkesat të të rinjve. “Ne do të fitojmë! Bashkë me studentët, e gjithë shoqëria!”,- njofton Lëvizja për Universitetin.

Një vit më parë, në muajin dhjetor, protestat e studentëve tronditën qeverinë nga masiviteti i tyre dhe për mesazhe e forta që ata dhanë. Gjatë gati një muaji protesta, Edi Rama u detyrua të ndërrojë gjysmën e kabinetit qeveritar nga presioni i të rinjve.

Të rinj nga Lëvizja për Universitetin thonë se këtë vit, protestat do të jenë edhe më të forta, pasi ndjehen të mashtruar nga kryeministri Edi Rama dhe nga mos mbajtja e premtimeve për arsimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...