Deputeti i opozitës u dënua nga një gjyqtar bandash

E mërkurë, 18 December 2019 16:24

Sot, është një ditë e zezë jo vetëm për faktin se parlamenti i klounëve dhe represionit miratoi një ligj diktatorial kundër lirisë së shtypit, por edhe për faktin se narko-diktatura mori vendimin për të dënuar me burg një deputet të opozitës.

Ai është deputet i opozitës sepse fakti që opozita i dogji mandatet për të mos i shërbyer këtij regjimi okult, nuk do të thotë që ata nuk janë të zgjedhur nga votuesit e tyre.

Por nuk është i rëndë vetëm fakti i dënimit të deputetit të opozitës. Më i rëndë është gjyqtari që e dha dënimin.

CV-ja e Gjermenit është shumë e rënduar, e një gjyqtari çuditërisht pa vetting. Dhe ky gjyqtar pa vetting është ai që është akuzuar për punë që ka kryer në favor të bandës së Lushnjës.

Aktet dhe veprimet e ti dhe ato kundër tij e qartësojnë mirë këtë fakt.

Në janar të vitit 2016 gjyqtari pa vetting Gjermeni është paraqitur me spital me plagë të shkaktuara nga thika.  Në makinë janë gjetur një sasi eurosh të pajustifikuara.

Deklarata e tij ka qenë qesharake, se ky na ishte therur vetë, duke mbyllur derën e garazhit.

Në këtë kasaphanë që është kthyer Shqipëria dhe shteti ligjor, prej racës së soroistëve, sigurisht që ky akt i rëndë është në vazhdën e sulmit që sekti i rrezikshëm i Rilindjes i ka bërë demokracisë dhe shtetit ligjor.

Por me këtë racë gjyqtarësh, bashkëpunëtor me bandat kriminale dhe pa vetting, kemi të sigurt të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

Sot në burg nuk është vetëm Salianji. Sot i janë vënë prangat parlamentarizmit në Shqipëri.

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...