Faqja e zezë në mjekrën e bardhë

E Enjte, 26 December 2019 14:19

Nga Boldnews.al

Nëse do i referohemi pamjes, me atë mjekrën e bardhë, një palë tespie në duar, i zhytur ndonjëherë në “kolltukun e mendimeve të thella”, do të mendonim se vendi ynë kaq i vogël, po lind një filozof të madh politik, e social.

Nga ato lloj mendimtarësh që vijnë rrallë, e duhen shekuj të përsëriten. Ne kemi Edin tonë, kryeministrin e katundit më të varfër në Europë, që pa na shitet si produkt i thellë mendimtar, që me veprimet e tij, politiko-strategjiko-organiko-psiqike…, mëton të shfaqet një lider global, i cili po noton nën haluçinacione dhe ofrimin se, Ai është ndryshe nga ne, që nuk e kuptojmë thellësinë e veprimeve që përshfaq.

Politika ndërkombëtare sot, madje edhe dega kryesore e saj, diplomacia, është aksion, trasparencë dhe komunikim i thjesht publik. Rama ka dështuar në çdo pikë, por përpara kemi një personazh që nuk sheh produktin e tij të qeverisjes, por atë që kërkon të shitet. Është një “ujë i ndenjur” me erë të rëndë, por veten e paketon në një ambalazh të bukur dhe mbi të shkruan “lëng bio”.

Në qeverisjen e vendit ekonomia është në pikiadë, ku grafiku sheh vetëm nga dyshemeja dhe jo tavani…., korrupsioni në nivelet e larta po gërryen gjithë shoqërinë, e cila ka lakun në fyt në taksat e larta dhe tarifat e shërbimit të rritura dhe në fund sheh një arkë shteti të boshatisur, nga pak duar të cilat përfundojnë në një grusht politikanësh dhe oligarkësh. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Drejtësia e re luan e ndalet nga “bilbili” qeveritar.

Parlamenti është uzurpuar i gjithi, aq sa “opozitarët e vetëshpallur” luftojnë shoshoqin për të rënë sa më shumë në sy të kryeministrit, pushteti lokal është i gjithë në ngjyrën e Rilindjes, vota ka dalë në treg, ku “pronarët” e saj janë grupe të strukturuara kriminale të lidhura me politikën në pushtet. Qytetarët po largohen çdo ditë jashtë vendit nga mungesa e shpresës, por edhe nga padrejtësitë që lindën nga Rilindja. Tre shtyllat bazë të demokracisë si vota e lirë, ndarja e pushteteve dhe funksionimi i shtetit të së drejtës, janë në pikëpyetje ekzistenciale.

Në politikën e jashtme, jemi edhe më zi, fundi i së cilës sot po tenton ta dërgojë vendin jo nga BE, por nga BE-ogradi… Për të tretin vit radhazi, madje me një derë të përplasur fort në fytyrë, Bashkimi Europian nuk pranoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me fqinjët e jugut, qeveria jonë hyri si “triumfatore” në bisedime për çështje të rëndësishme, por doli si pulë e rjepur, që në fund u mbyll vetëm me ngritjen e disa monumenteve nga pala greke për ushtarët e rënë në territorin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Italia, si një nga shtetet që në këto 30 vite vetëm ka ofruar ndihma e zhvillim, sot qëndron më larg nesh përsa i përket investimeve të tyre në vendin tonë, kjo për shkak të mungesës së konkurrencës, korrupsionit qeveritar dhe shpërndarja e parasë publike në duart e pesë oligarkëve shqiptarë, nën shpikjet e tmerrshme, PPP, ose koncesione.

Por Ai, mjekërbardhi, babaxhani, mendjemprehti, vizionari, sot çirret në rrjetet sociale dhe nëpër video-selfi si një politikan që sheh përtej realitetit, që me nismën e tij dhe të presidentit serb Vuçiç, për “Shengenin Ballkanik” do heqë kufijtë mes shtetesh, do  bashkojë Shqipërinë me Kosovën, apo do rrisë ekonominë deri në atë pika sa Ballkani të konsiderohet si bishti i vendeve nordike. Nga ana tjetër, në sytë e presidentit serb që mohon edhe krimet më të rënda të ndodhura në Kosovë, Rama fyen e shpërfill elitën politike në Prishtinë, injoron atë komb që vuajti represionin më të egër, dhe ne sërish nuk reagojmë.

Ende e shohim Ramën si një sharlatan, batutaxhi sorrogado, “personazh qesharak”, duke harruar se është kreu i qeverisë sonë, ku vendin po e dërgon në një drejtim që ka të sigurt humbjen dhe rrezikun që mund të kthehemi në një minidiktaturë dhe përjetojmë si komb pasoja të paimagjinueshme. KM-ja vizion-haluçinativi, në sytë e qytetarëve është si faqe e zezë, paçaka mjekrës së bardhë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...