Trump: NATO-ja të përfshijë edhe vende nga Lindja e Mesme

Premte, 10 Janar 2020 09:33

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se ai mbështet zgjerimin e NATO-s, për të përfshirë aty vende të Lindjes së Mesme, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po përpiqen të kufizojnë praninë e trupave të tyre në botë.

"Unë mendoj se NATO-ja duhet të zgjerohet dhe ne duhet të përfshijmë Lindjen e Mesme, absolutisht," u tha Presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti propozoi të mërkurën rritjen e përfshirjes së NATO-s në Lindjen e Mesme, kur foli mbi sulmet iraniane kundër trupave amerikane në Irak, të kryera si hakmarrje për një sulm amerikan me dron që la të vrarë gjeneralin iranian Kasem Soleimani, i cili luajti rol në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në rajon.

Presidenti Trump tha se Shteti Islamik paraqiti një problem ndërkombëtar që vendet e tjera duhet të ndihmojnë për ta zgjidhur.

"Ne mund të kthehemi në shtëpi, të kthehemi përgjithësisht në shtëpi dhe të përdorim NATO-n", tha Presidenti Trump. "Ne e kapëm ISIS-in, i bëmë Evropës një nder të madh."

Presidenti Trump ka qenë një kritik i NATO-s, duke kërkuar që Evropa të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj kolektive dhe të bëjë lëshime ndaj interesave të SHBA për tregtinë.

Presidenti tha me shaka se organizata mund të quhet NATO-ME, ose NATO plus Lindja e Mesme. Ai tha se ia hodhi si mundësi këtë emër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në një telefonatë të mërkurën.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës, Presidenti Trump "theksoi vlerën e NATO-s duke rritur rolin e saj në parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes në Lindjen e Mesme".

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, tha të enjten se lufta kundër Shtetit Islamik është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO.

"Unë mendoj se ajo që presidenti po kërkon është që aleatët tanë të punojnë më shumë me ne në Irak," i tha ajo rrjetit CNBC. "Dhe kjo është diçka që Këshilli ynë i NATO-s do të duhet të diskutojë dhe të vendosë që ne të bëjmë më shumë." 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: “Me shumë mundësi Serie A me dyer të mbyllura”

Sport

Koronavirus zbraz stadiumet, Juve-Inter pa tifozë: “Me shumë mundësi Serie A me dyer të mbyllura”

Emergjenca Koronavirus është një temë e nxehtë edhe përsa i përket futbollit në Itali. Masat e marra për tu kujdesur për shëndetin e atletëve e tifozëve janë ngjitur në rendin...

Në kërkim të shpresës së humbur...

Politikë

Në kërkim të shpresës së humbur...

Mbi filmin “Shpresa e e humbur”, realizuar nga “The Albanian” dhe shoqata “Shpresa Programme”, Londër Nga Flori Slatina Problemet sociale nuk janë vetëm shqetësim i organeve shtetërore, apo shoqërisë dhe shoqatave jo...

Mafia e mbetjeve/ Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

Politikë

Mafia e mbetjeve/ Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

Agjencia e Doganave në Ankona në bashkëpunim me Karabinierët, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në kuadër të parandalimit të aktiviteteve të parandalimit të krimit mjedisor, pas të dhënave për eksportin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!