Presidenca e Keshillit Ndërfetar të Shqipërisë si një shembull i harmonisë fetare

E Enjte, 16 Janar 2020 20:42

Presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë si një shembull i harmonisë fetare

Një nga pasuritë madhore të Kombit Shqiptar është harmonia e tij fetare. Ai e ka dëshmuar këtë cilësi gjatë historisë së tij e sidomos në këto kohërat moderne. Nuk duhet harruar marshimi krah për krah i krerëve të komuniteteve fetare shqiptare në Paris pas sulmit që iu bë gazetës “Charlie Hebdo”.
Por dhe institucionet fetare shqiptare dhe personalitetet e tyre kanë lozur një rol institucional dhe shpirtëror në këtë çështje. Një nga këto institucione është edhe bordi i Presidencës të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Në mbledhjen e tij të parë  të Bordi i Presidencës i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme me dt. 16.01.2020, mbledhjen e radhës dhe të parën për vitin 2020.
Kështu në mbledhjen e zhvilluar, merrnin pjesë krerët e pesë komuniteteve fetare në vend, bashkëdrejtues dhe të KNFSH-së, H. Bujar Spahiu, kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Mons. George Frendo, kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, H. Dede Edmond Brahimaj, kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe Pastor Ylli Doçi, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
Në këtë mbledhje u bë një kalim i rëndësishëm i Presidencës Keshillit Ndërfetar të Shqipërisë pasi Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, njëkohësisht dhe kreu në detyrë i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i cili i ka falënderuar të gjithë për angazhimet e përbashkëta për gjatë vitit të kaluar, 2019. Më pas sipas dhe rotacionit të miratuar nga Bordi i Presidencës, ai ia ka dorëzuar detyrën e kreut të KNFSH-së Mons. George Frendo, njëkohësisht dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili do të kryesojë presidencën e KNFSH-së për gjatë vitit 2020.
Aktiviteti i këtij Këshilli ka njohur hapa të rëndësishëm gjatë vitit që lam pas.

  1. Një prej vendimeve më të rëndësishme të marra nga Këshilli i Presidencës për gjatë vitit 2019, ka qenë edhe vendimi për themelimin e Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë.
  2. Një tjetër fushë aktiviteti, ka qenë edhe ndjeshmëria e KNFSH-së ndaj situatave delikate në vend, duke dalë me disa deklarata për shtyp. Jo pak herë krerët e komunitetefve fetare si për krizat politike, si për largimin e shqiptarëve jamnë drejtuar politikës dhe kombit për tu ndërgjegjësuar për të ardhmen.
  3. Kështu në vitin 2019 u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme, e para me organizatën ndërkombëtare “Religions for Peace”, ku falë kësaj marrëveshje Këshilli Ndërfetar ka qenë pjesë e disa takimeve dhe konferencave ndërkombëtare në Gjermani, Belgjikë, Poloni dhe SHBA. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi u mundësua edhe financimi i një projekti, me anë të cilit, u organizuan për herë të parë Konsultat Kombëtare të Këshillit Ndërfetar më 20 dhe 27 qershor 2019, nga të cilat dolën disa rekomandime të rëndësishme, që u dërguan në Asamblenë e X-të Botërore të RfP-së, zhvilluar në gusht të vitit të kaluar në Gjermani, ku KNFSH ishte pjesëmarrëse me delegatët e vet.
  4. Një marrëveshje tjetër e lidhur me KNFSH, ishte edhe ajo me CVE, zyrë pranë Kryeministrisë, e cila është e angazhuar me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me të cilën janë zhvilluar edhe disa seminare dhe trajnime në këtë fushë.

Në fund të mbledhjes anëtarët e Këshillit të Presidencës gjatë kësaj mbledhjeje kanë diskutuar edhe për disa çështje të rëndësishme lidhur me angazhimet e KNFSH-së në vazhdimësi, si dhe disa ndryshime në statut përsa i përket mundësisë së botimeve nga ana e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Modifikuar më Premte, 17 Janar 2020 17:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...