Aksidentet, ish-ministri: As testi i idiotit, as masat ekstreme s'janë zgjidhje

Premte, 17 Janar 2020 12:58

Nga Ylli Manjani

Çështja e trafikut rrugor dhe parandalimi i aksidenteve kërkon jo ndërhyrje, por përmbysje ligjore. Sjell në vemendje që ndërhyrjet brutale të vitit 2014 ku u çuan sanksionet në ekstrem nuk e zgjidhen as trafikun e as parandaluan aksidentet.

Pra ekstremizimi i masave ndëshkuese nuk është zgjidhje. Nuk jam i sigurtë që testi i idiotit është gjithashtu zgjidhja e problemit. Aksidentet ndodhin edhe për idiotësira, por nuk e ndalon dot testi, sepse kur aksidenti ndodh, është shumë vonë...

Duhet si fillim të kuptojmë që pa eleminuar pikat e rrezikut në sistemin tonë rrugor nuk mund të flasim dot për masa parandaluese të aksidenteve. Janë të njohura këto pika rreth 100 tilla dhe eleminimi i ture kërkon investim në infrastrukture jo rritje gjobash!!!

Nga ana tjetër sinjalistika rrugore është ende e varfër dhe jo informative.

Arroganca e "të fortëve" në trafik, duke filluar me makinat qeveritare është ende e pandalshme dhe tepër e dhunshme.

Më në fund masat tërësisht jo proporcionale llogjikisht të shfazuara që janë vënë në Kodin Rrugor dujet rishikuar sipas një rrjedhe llogjike në përputhje me gjendjen e rrugëve dhe nevojës për lëvizje të shpejtë por të sigurtë të trafikut.

Bie fjala duhet kufizuar në raste ekstremale masa e pezullimit të lejes së drejtimit. Kjo e fundit pezullohet si në.rastin kur shpejtësia është 2 km/orë mbi normën e lejuar ashtu edhe kur tejkalimi është 40 apo më shumë km/orë...

Për pasojë abuzimi është i pashmangshëm. Pra duhet një koncept i ri sipas një modeli perëndimor i pa shqiptarizuar i masave ndëshkuese dhe jo shpikje e racionalizime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...