“Formula e Presidentit: K→BE+NATO+SHBA”

Hënë, 20 Janar 2020 13:46

Libër i publicistit Qemal Sakajeva, një trajektore në 42 vjet: 1977-2019

Libri në dy vëllime, me titull “Formula e Presidentit: K---BE+NATO+SHBA”, i publicistit Qemal Sakajeva, botim i Shtëpisë Botuese “55”, sapo është shpërndarë në libraritë kryesore të kryeqytetit. Përmbajtja e tij është e konceptuar në katër pjesë. Pjesa e parë: Koha e klithmës; Pjesa e dytë: Koha e bombardimit; Pjesa e tretë: Koha e lirisë; Pjesa e katërt: Koha e pavarësisë.

Libri “Formula e Presidentit” vjen nga përjetimi, informimi, leximi dhe analiza e përdishme, e përjavëshme, e përmuajshme dhe e përvitshme, në një trajektore kohore prej 42 vjetësh (1977-2019), dhe pandalim. Përmbajtja nuk është historia e Kosovës, por janë shtjellime për shumëçka të rëndësishme përgjatë 42 vjetëve të fundit të historisë së Kosovës. Çfarë shkruhet nuk është ditar, por janë analiza nga përditëshmëria kronologjike e  dramatikes dhe tragjikes 42-vjeçare të Kosovës. Derisa, dhe më në fund, Kosova u bë një problem botëror, aq sa për Kosovën dhe me Kosovën janë marë e merren shtetet më të rëndësishme të globit, dhe nga “çështje e Kosovës” është kthyer në një “çështje gjeostrategjike”.

Në qendër të librit është populli, territori, personalitetet dhe politika e Kosovës, e vështruar “si element me shumë valenca”: në raport me vetveten, me Serbinë, me Shqipërinë, me shtete të Ballkanit, me Bashkimin Europian, me SHBA, me Rusinë si dhe me tri organizma me fuqi ndikuese botërore -OKB, NATO dhe Tribunali i Hagës.

Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë, zhvillimet në Kosovë rrodhën në një vijë me thënien e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, e përsëritur aq shumë herë nëpër vite, përcaktim politik që mori trajtën e   një formule fizike apo kimike: ”Kosovë e pavarur, e anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Ameriikës”.

Nëse shtjellimi i parë i përket  muajit qershor të vitit 1977, për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës  nga Selaniku i Greqisë (atëherë nuk u lejua botimi i tij), ato më të fundit gjatë vitit 2019, përfshijnë pikëpamje mbi komplotin për ndarjen e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “korrigjim i kufirit” apo “përkufizim ndërmjet  serbëve dhe shqiptarëve”, dhe deri te  “Minishengen i Ballkanit”, që ende vazhdon të vërdalliset nëpër zyrat e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Në faqet e librit ndeshen rreth 350 emra, të cituar apo përmendur, personalitete të mëdha të lirisë dhe deri te individë kriminelë.

Modifikuar më Hënë, 20 Janar 2020 13:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...