I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, takon Kurtin: Prishtina të heqë taksën, Beogradi të ndalë fushatën kundër njohjes

E Enjte, 23 Janar 2020 11:36

Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind, kurse Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës, kwshtu ka deklaruar të enjten në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Richard Grenell. Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mandatuar për formimin e qeverisë së re.
Ambasadori Grenell tha se i ka kërkuar Kurtit që t’i lë anash mospajtimet politike, të formojë qeverinë dhe të përqendrohet në zhvillimin ekonomik të vendit. Kurse mesazh i veçantë ishte që taksa 100 për qind të cilën Kosova u ka vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, që nga nëntori i vitit 2018, duhet të hiqet.

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparime në zhvillimin ekonomik, tarifa 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të hiqet në të njëjtën kohë që Serbia duhet të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës”, tha ambasadori Grenell.

Ambasadori Grenell tha se çështja e formimit të qeverisë nuk është problem i tij dhe nuk dëshiron që të përzihet në këtë punë.

“Ne po e shikojmë këtë çështje nga jashtë, por do të them dy gjëra. E para, i thash zotit Kurti se shtetet si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë pasur përplasje për koalicionet (qeverisëse), teksa kanë tentuar që të formojnë qeverinë. Prandaj, i thash atij se ne po presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Grenell.

“Gjëja e dytë që dëshiroj ta bëj të qartë është se shtytja ekonomike që unë dua ta bëj është shumë e rëndësishme. Krijimi i vendeve të punës, sjellja e bizneseve evropiane dhe amerikane në Kosovë. Njerëzit janë të uritur që të futen (v.j. në tregun e Kosovës) dhe që të ndihmojnë që ekonomia e Kosovës të rritet”, tha ai

Modifikuar më E Enjte, 23 Janar 2020 18:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U plagosën pasi fuoristrada ra në humnerë, katër persona në gjëndje të rëndë, transportohen drejt Traumës

Aktualitet

U plagosën pasi fuoristrada ra në humnerë, katër persona në gjëndje të rëndë, transportohen drejt Traumës

Katër të plagosur rëndë nga aksidenti në Gramsh do të transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.   Gazetari Shkëlzen Henkoja bën me dije se të aksidentuarit janë në gjëndje të rëndë...

Manchester City fiton duelin ndaj Leicester për vendin e dytë, Aguero humbi penalltinë por Jesus rekuperoi

Sport

Manchester City fiton duelin ndaj Leicester për vendin e dytë, Aguero humbi penalltinë por Jesus rekuperoi

Manchester City edhe pse shumë larg Liverpool në renditjen e Premier League i ka dhënë fund dilemave për vendin e dytë. ‘The Citizens’ kanë mposhtur Leicester City në shtëpinë e...

Dafina Zeqiri i shpreh dashurinë publikisht dj Geek

Show-biz

Dafina Zeqiri i shpreh dashurinë publikisht dj Geek

Dafina Zeqiri i ka shprehur dashurinë në publik partnerit të saj Dj Geek. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar një foto me partnerin duke u puthur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!