Lleshaj ia kalon Tahirit për mbjelljen e Kanabisit

Tuesday, 28 Janar 2020 12:40

Në vitin 2018 qeveria e shpalli përfundimisht të fituar luftën me kanabisin. Pak kohë më parë Ministri Lleshaj deklaroi përpara drejuesve të lartë të policisë se “Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj,”. Duke e quajtur kete nje sukses te madh, arriti deri aty ku thoshte se ne Shqiperi nuk mbillet me kanabis.

Por kjo eufori nuk zgjati shume...

Mediat italiane kanë paraqitur një raport bombastik përsa i përket shifrave të paraqitura në lidhje me trafikun e drogës. Nuk kemi aspak ulje të prodhimit, tregtimit dhe eksportit të kanabisit, por kemi një rritje në shifra që arrin sipas RAI 3 deri në 1200%. Për herë të parë pas pesë vitesh kultivimi i marijuanës është rikthyer kohët e fundit edhe në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:
– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,
– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,
Si dhe…

… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”!!!

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar”, citon gazetari italian

Në të vërtetë, raporti thjesht konfirmon atë që është e dukshme. Kanabisi shqiptar vazhdon të ‘përmbysë’ Europën dhe mjafton të lexoni lajmet e kronikës së zezë në çdo vend të rëndësishëm të BE për ta kuptuar situatën alarmante.

1200% apo thene ndryshe 12 here me shume rriti vitin e kaluar gjeneral Lleshi  kanabisin ne Shqiperi. Shqipëria është damkosur tashmë nga disa media ndërkombëtare, si një “narkoshtet” në Evropë.

Pasi ja mori ne kthese edhe vete Saimir Tahirit , tani po qe e meriton  titullin ''ministri me i suksesshem''.  Bravo Cuna !

Modifikuar më Tuesday, 28 Janar 2020 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...